Futboll Kategoria Superiore Sport

AFRIMET E JANARIT/ Përforcimet ende “figurantë”, ja lojtarët e Partizanit që nuk luajnë as tek ekipi B…

Partizani ishte ekipi “kampion” i merkatos së janarit, duke afruar emra të rëndësishëm, si Stenio Zhunior, Valentino Murataj dhe Ferhan Hasani. Përveç këtyre tri afrimeve, Partizani siguroi edhe firmat e Roberto Dominguezit, Donald Mëllugjës, Anteo Osmanllarit, Geri Selitës, Loti Celinës, Markovanbasten Çemës dhe Franci Lalës. Përveç Zhuniorit dhe Muratajt, futbollistët e tjerë nuk kanë rezultuar të rëndësishëm për trajnerin Daja.

Mëllugja ka luajtur vetëm 26 minuta për ekipin e parë të Partizanit gjatë këtyre tre muajve, ndërsa Dominguez, Osmanllari, Lala, Celina dhe Selita ende nuk kanë debutuar me të kuqtë në Superiore. Pyetja është se pse trajneri Daja nuk i çon disa nga këta lojtarë të luajnë te skuadra B, ku mund të kenë minuta në këmbët e tyre. Lala është titullar i padiskutuar për Partizanin B, Markovanbasten Çema dhe Geri Selita janë aktivizuar në 6 ndeshje, ndërsa Anteo Osmanllari në 5 takime. Mëllugja dy herë ka kontribuar tek ekipi B.

Dominguez është “salduar” në stolin e ekipit të parë dhe bashkë me Celinën nuk kanë asnjë minutë në fushë. Duke mos pasur hapësira tek ekipi i parë, mirë do të ishte që lojtarët të merrnin minuta tek ekipi B, ku përveç kontributit për fanellën do të ishin në ritëm edhe për nevojat e skuadrës së parë. Duket disi e pakuptimtë pse Daja nuk i çon disa nga lojtarët që stërvit të aktivizohen tek ekipi B.

Related posts

NGA LEWANDOWSKI TEK RONALDO/ Shumë yje për një trofe, ndizet beteja për “Këpucën e Artë”. Ja lista…

Delo.autor

“GJELAT” I NDERON PAVARD/ Franca merr kreun e Grupit B, zgjohet edhe Holanda

F.autor

FORMULA 1/ Super Verstappen, fitore historike në Sprint Race dhe “pole position”

Delo.autor

Leave a Comment