Futboll Seria A

Materazzi komplimenton Gattuson, tregon kush e fiton titullin në Seria A

Gennaro Gattuso është i denjë ta mbajë punën e rangut të lartë te Milani për një kohë të gjatë, sipas ish-bashkëlojtarit në kombëtaren e Italisë, Marco Materazzi. Gattuso, një hero për tifozët në Milano, gjatë ditëve të tij të lojës si mesfushor-mbrojtës, erdhi nga drejtimi i të rinjve kuqezinj, për të marrë në dorë frenat e ekipit të parë, në nëntor, pas largimit të Vincenzo Montella.

40-vjeçari e ka udhëhequr skuadrën e Milanit nga mesi i tabelës drejt mundësive për kualifikim në “Europa League”, si dhe ka rezervuar një vend në finalen e “Coppa Italia”, të majit, kundër Juventusit. Milani udhëton për t’u përballur me kampionët aktualë të Juves, të shtunën, mes njoftimeve se trajneri i tij ka vendosur ta shtyjë kontratën deri në qershor 2021.

Dhe Materazzi, i cili fitoi Kupën e Botës 2006, së bashku me Gattuso, beson që ai ka dëshmuar se është i denjë për një marrëveshje të zgjatur. “Unë besoj se, kur një trajner rritet nga përgjegjësia e ekipit B dhe kërkon të mbajë të njëjtën kontratë, duke u përpjekur të provojë veten me ekipin e parë, ka dëshmuar se mund të trajtohet si trajner i lartë, -tha ish-mbrojtësi i Interit për “Omnisport”. – Kuqezinjtë kanë bërë një rikthim të pabesueshëm. Rinon, i cili ishte në gjendje të krijojë një atmosferë të mirë dhe një grup të ngushtë, do ta shohim në këto nivele edhe sezonin e ardhshëm”.

Milani udhëton në stadiumin “Allianz” për t’u përballur me Juventusin, duke e ditur se një fitore ndaj liderëve të Seria A jo vetëm që do të ushtronte presion mbi Lazion e vendit të pestë, por, gjithashtu, i jep një tjetër hov Napolit në garën për titullin kampion.

Duke njohur aftësitë e Gattusos për ta ringjallur Milanin, Materazzi e lavdëroi atë si udhëheqës së rivalëve të Milanos. “Nëse kampionë të tillë të mëdhenj do të fillojnë të ecin të bindur pas jush, kjo do të thotë se jeni një trajner i mirë, jo vetëm një motivues, – shton Materazzi. – Gattuso ka provuar aftësi të jashtëzakonshme për të krijuar një grup, ku secili luan në të njëjtin drejtim, duke fituar besimin dhe respektin e lojtarëve, që kishin fituar shumë. Nuk është vetëm fat. Rezultatet e mira kanë ardhur me një përmirësim të të gjithë lojtarëve”.

I pyetur për garën e titullit, Materazzi nuk pranoi të nominonte një fitues, teksa beson se gjithçka do të vendoset në vizitën e Napolit në fushën e Juventusit, më 22 prill: “Nuk është e lehtë të zgjedhësh një favorit.

Barazimi kundër SPAL-it bëri që gjërat të ndërlikohen për Juve përsëri, pasi bardhezinjtë, gjithashtu, do të duhet të përqëndrohen në Ligën e Kampionëve. Më pëlqen shumë Napoli, me të vërtetë besoj se luan futbollin më të mirë në Itali, por do të jetë shumë e vështirë për të fituar në Torino. Nëse ata e bëjnë këtë, do ta meritonin plotësisht titullin e kampionit në Itali”.

Related posts

Shënoi gol me skemë, por futbollisti rus FESTON duke PROPOZUAR të DASHURËN (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Skënderbeu zhgënjen në pjesën e parë, Mala bën me “krahë” Partizanin (VIDEO)

Delo.autor

ÇELSI NË HALL/ Titullari pëson dëmtim dhe do të jetë larg fushave për një kohë të gjatë

F.autor

Leave a Comment