Futboll Seria A

Sfidë Milanit dhe Realit, flet Allegri: Tani vendoset fati i gjithë sezonit

Massimiliano Allegri u shfaq në një konferencë shtypi para ndeshjes, që Juventusi do të luajë të shtunën kundër Milanit, me titullin e Seria A në lojë, nisur nga distanca prej vetëm dy pikësh me Napolin.

Trajneri italian kishte fjalë për ndeshjen kundër skuadrës milaneze, për ndeshjen e së martës kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, për lojtarët e lënduar dhe fazën e fundit të rimëkëmbjes. Lidhur me një javë të vështirë, që Juventusi ka përpara, me Real Madridin në horizont, Allegri tha: “Nesër fillon një cikël i bukur ndeshjesh, me të cilat do të përballemi me entuziazëm dhe me ambicie për të fituar. Ne të gjithë kemi punuar për të arritur këtë kohë të sezonit.

Kemi ambicie për të fituar me një nga skuadrat më të mira në botë, Real Madridin. Do të jetë një ndeshje botërore, por qëllimi ynë është edhe Seria A. Juventusi do të luajë ndaj Real Madridit me realizëm dhe ambicie”.

Po klasikja kundër Milanit? Trajneri bardhezi shton: “Në Ferrara, kundër Spal-it, kemi humbur një bonus, tani presim Milanin në shtëpi. Pres një ndeshje të balancuar, si të gjitha përplasjet mes Juventusit dhe Milanit. Nuk kam frikë rikthimin pas pushimit ndërkombëtar, por duhet të kujtojmë precedentët. Do të jetë një lojë e vëmendjes dhe respektit.

Milani është shumë teknik dhe Gattuso u ka dhënë kuqezinjve rend e rregull. Gattuso meriton urimet e mia, ai ka kapërcyer dyshimet fillestare me rezultatet, lojërat dhe karakterin e tij”.

Allegri ka fjalë edhe për lëndimet e të tijve dhe Dybala: “Cuadrado do të jetë në stol nesër, është mirë, si Chiellini. Bernardeschi do të kthehet në ekip javën e ardhshme. Alex Sandro ka probleme, por do të shohim nëse nesër do të jetë në dispozicion.

Që nga java e ardhshme, të gjithë do të jenë në stërvitje. Për Dybala, gjëja më e rëndësishme është të motivohet për një fund fondamental të sezonit me Juventusin dhe për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës, në të cilën unë mendoj se do të luajë”.

Njëlloj ngacmimi edhe për rikthimin e Bonuccit në Torino, tashmë si “Djall”. Allegri nënvizon në këtë pikë: “Do të jetë një ndeshje e veçantë për Bonuccin, ai i dha shumë Juves dhe anasjelltas. Verën e kaluar, rrugët tona u ndanë, ishte një zgjedhje, por mbetet ende në zemrat e tifozëve bardhezi. Me largimin e Bonuccit, fillimisht kemi humbur diçka në mbrojtje, mirëpo Benatia dhe Rugani janë përmirësuar, ashtu si mbrojtja e tërë”.

Related posts

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija triumfon ndaj Vardarit, Shkupi ndalet nga Akademia Pandev

Delo.autor

MERKATO/ Kjo nuk pritej, Conte konfirmon largimin e një lojtari nga Chelsea

Q.Autor

DOMINIM ABSOLUT NË FUTBOLLIN PËR FEMRA/ Amerika fiton për herë të 4-t Kupën e Botës

Delo.autor

Leave a Comment