Futboll

Mauricio Pochettino: Jemi pjekur mjaftueshëm ta mundim Juven

Nesër në “Wembley” do të luhet ndeshja e kthimit e “Champions League” për fazën e 1/8 të mes Tottenham dhe Juventus-it. Skuadra italiane duhet të përmbysë shifrat e sfidës së parë 2-2, por trajneri i anglezëve, argjentinasi Mauricio Pochetino, shprehet se skuadra e tij tashmë është e pjekur për të kaluar në raundin tjetër.

“Analizuam ndeshjen e parë. Ndoshta goli i parë ishte në pozicion jashtë loje. Shkaktuam një penallti, pastaj patëm fat. Por tani ta kemi mendjen te sfida e radhës. Juvja është ekip i madh, por edhe ne kemi lojtarë kurajozë e të fortë. Nëse luajmë si dimë, atëherë kualifikimi është i joni”, tha tekniku argjentinas.

Por ka një futbollist, që tekniku i trembet shumë. “Gonzalo Higuain është një nga sulmuesit më të fortë në botë, bashkë me Harry Kane. Të luash kundër tyre është mjaft e vështirë, por Juvja nuk ka vetëm atë. Do të duhet një ndeshje perfekte, por jemi në një moment të mirë e dot ë përpiqemi të vazhdojmë kështu. Kemi objektiv të fitojmë një titull këtë vit, por e dimë se do të hasim shumë ekipe të forta”, përfundoi tekniku i Tottenham-it.

Related posts

“VALVERDEOUT”/ Tifozët e Barcelonës kërkojnë largimin e trajnerit

Delo.autor

E BUJSHME/ Fiorentina kërkon Higuain! Ja formula e paraqitur

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ “Wembley i Ballkanit” hap dyert për tifozët e parë… 1 mijë policë në gatishmëri

Delo.autor

Leave a Comment