Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT INTERESANTE/ I ka shënuar 7 gola, Atalanta sheh makthe përballë Dzekos

– Interi ka mbetur i pamposhtur në 6 ndeshje radhazi të Serisë A, përballë Atalantës, ndonëse në katër prej tyre ka barazuar dhe fitoret janë vetëm dy. Gjithsesi, në këtë periudhë milanezët e kanë mbajtur portën të paprekur në tri takime.

– Atalanta ka fituar vetëm 18 për qind të ndeshjeve në kampionat kundër Interit, gjatë epokës “Gasperini” (2 fitore në 11 përballje). Trajneri i bergamaskëve nuk ka bërë kaq keq kundrejt çdo skuadre tjetër në Serinë A.

– Në tetë përballjet e fundit në Bergamo mes Aalantës dhe Interit në kampionat, bilanci është në baraspeshë totale: 2 fitore për secilën dhe 4 barazime.

– Të dielën mund të jetë hera e tretë në historinë e Serisë A që një skuadër arrin të shënojë të paktën një gol për 40 ndeshje radhazi. Interi, aktualisht në kuotën 39, mund t’i afrohet Juventusit. Bardhezinjtë kanë mundur të bëjnë një seri të tillë dy herë: e para në dhjetor 2017 arriti deri në 44 takime radhazi me gol; dhe e dyta në mars 2014 (43 takime).

– Atalanta vuan shumë ndeshjet në shtëpi. Në 9 takime të zhvilluara numëron 3 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje. Bergamaskët me vetëm 12 pikë të grumbulluara në shtëpinë e tyre janë formacioni më i dobët, mes tetë skuadrave të para të renditjes aktuale.

– Interi është skuadra e cila deri në këtë moment ka kaluar më shpesh se të tjerat në avantazh e para (16 ndeshje) dhe e vetmja në këtë Seri A, e cila pasi ka kaluar në disavantazh nuk ka humbur kurrë (4 fitore me përmbysje në 4 raste).

– Edin Xheko është i vetmi futbollist në këtë kampionat, i cili ka shënuar me këmbën e majtë, me të djathtën dhe me kokë. Për më shumë, bomberi boshnjak i Interit sheh tek Atalanta viktimën e tij të preferuar në Itali, falë 7 golave të shënuar kundër tyre.

Related posts

CONTE BËHET ME “DHIMBJE KOKE”/ Ja cili futbollist i Interit dëmtohet sërish

F.autor

VIDEO-LIVE/ Prezantimi i Leo Messit, Al-Khelaifi: Morëm atë që e ka bërë futbollin magjik

F.autor

SHIFRA MARRAMENDËSE/ Sa ka fituar Neymar për çdo ndeshje gjatë 2020

Delo.autor

Leave a Comment