Futboll

Mauro Icardi: Interi i veçantë, ja ndeshjet që kam në memorie

Cilat ndeshje të Interit mbani mend më mirë?
Icardi: Finalen e Champions Leagues, në 2010-ën dhe derbin e tetorit të kaluar, kur fituam 3-2 dhe shënova tripletë.

Sa përgjegjësi ka të jesh kapiten i Interit, në moshën 22-vjeçare?
Icardi: Shumë, puk është e lehtë në atë moshë, por karakteri im është i tillë, që i pëlqen dhe përballon sfidat. Të mbaj në krah shiritin e Zanettit, më ka rritur shumë si njeri dhe si futbollist. Përfaqësoj me krenari skuadrën dhe tifozërinë dhe përpiqem të bëj gjithmonë më të mirën.

Çfarë do të thotë për ty ‘i sëmurë’ (amala)?
Icardi: Është sinteza e këtij klubi. Ne të gjithë e duam njëri-tjetrin, si në një familje që jeton me dashuri. Ne punojmë së bashku për të mirën e të gjithëve. Është Inter: jo të gjitha ekipet janë të tillë

Çfarë do të donit t’i dhuronit Interit, në ditëlindjen e 110?
Icardi: Shpresoj sa më shumë gola, që sjellin kënaqësi dhe gëzim.

Çfarë përjeton kur luan përballë 70 mijë tifozëve?
Icardi: Është diçka e jashtëzakonshme, e çmendur, kur dëgjon ‘Forca Inter’. Jam shumë me fat që kam pasur mundësitë ta përjetoj këtë emocion.

Çfarë ndjen kur je te pika e 11-metërshit?
Icardi: Një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Ndjej besimin e të gjithë skuadrës, por edhe ankthin e tifozëve, që presin të shpërthejnë në brohorima.

Cili është futbollisti më i mirë i Interit? Po më i miri në botë?
Icardi: Javier Zanetti dhe Lionel Messi. Të dy argjentinas, ashtu si unë.

Related posts

PARASHIMKIMI MES ATLETICOS DHE JUVENTUSIT/ Paralajmërimi i frikshëm i Mourinhos në Champions

Delo.autor

TELASHE PËR LAZION/ Prokuroria hap hetim kundër tyre. Shkak bëhet… Milani

Delo.autor

STATISTIKA NEGATIVE/ I skadon kontrata në fund të muajit, Federata e Azerbaixhanit merr vendimin për De Biasin

Delo.autor

Leave a Comment