Futboll La Liga Sport

Kandidat për trajner të Spanjës: Xavi merr vendimin përfundimtar

Ish-ylli i Barcelonës, aktualisht aktiv te skuadra e Al-Sadd në Katar, Xavi Hernández, gjatë një interviste të dhënë për TV3, ka deklaruar se vazhdon të shijojë fushën e blertë dhe se nuk e sheh ende veten e tij në rolin e trajnerit, të paktën ende jo. Pavarësisht kësaj ai po vijon kursin e trajnerit, çka e ka ndihmuar për të sistemuar idetë, teksa u shpreh se preferon të hedhë hap pas hapi, përpara se të varë këpucët në gozhdë.

“Ecim hap pas hapi. Unë po vazhdoj të trajnohem, kursi për trajner ka shkuar mirë për të më ndihmuar me organizimin e ideve, të cilat i kam të qarta. Por më duhet ende kohë për të qenë gati të ulem në pankinë dhe të drejtoj një skuadër me stafin tim. Më duhet të shoh se çfarë trasmetoj e përçoj e shumë gjëra të tjera që nuk janë të lehta”, u rrëfye Xavi. Spanjolli ka rinovuar kontratën e tij me Al-Sadd edhe për dy sezone të tjera dhe nuk ndidhet ende gati të përfundoj karrierën e tij si futbollist: “Ndihem mirë dhe e shoh të vështirë të ndërpres karrierën time si futbollist aktiv profesionist. Kënaqem dhe zbavitem me topin, kjo është ideja ime e të shijuarit deri sa trupi të pushojë”.

Related posts

INTER THYEN “MALLKIMIN” 12-VJEÇAR/ Shihni statistikën e veçantë të “zikaltërve” ndaj Sampdorias

Delo.autor

Tradhtoi Khloe Kardashian, tifozët irritohen me basketbollistin

Sadik.Autor

SUKER MERR VENDIMIN/ Legjenda e futbollit kroat largohet pas 9 vitesh nga posti i madh, ja motivi…

Delo.autor

Leave a Comment