Futboll

Me valixhe në duar…, ja “efekti domino” i trajnerëve për gjigandët e Europës

Luis Enrique Martinez, ish-trajneri i Barcelonës, tashmë ka përfunduar turneun e tij në Afrikën e Jugut, ku mori pjesë në “Cape Epic”, testin e biçikletës malore, që e ngacmon shumë atë. Tani, pas kthimit, ai do t’i shqyrtojë përsëri ofertat që ka në tryezë.

Siç është raportuar edhe më parë në mediat iberike, “Lucho” ka në plan të kthehet në stol dhe do të donte ta bënte këtë në Premier League, ku, kryesisht, Chelsea , por edhe Arsenali, kanë qenë të interesuar për të. Këto dy klube, së bashku me PSG, janë tri entitete, që kanë bërë lëvizje të qarta pranë trajnerit asturian. Pavarësisht nga thashethemet, duket se Bayern Munich nuk ka lëvizur drejt tij, sepse Luis Enrique nuk di gjermanisht dhe kjo është themelore për bavarezët.

Ish-trajneri i skuadrës katalanase dëshiron, nëse është e mundur, të çojë përpara mbylljen e negociatave me klubin e tij të ardhshëm, për të qenë në gjendje të formojë ekipin dhe të fillojë përgatitjen e sfidës së re. Në rastin e klubit parizien, Luis Enrique kishte mbështetjen e Neymar, edhe pse shumë thanë ndryshe. Neymar i tha presidentit Nasser Al Khelaifi, në takimin që mbajtën në Brazil, se nuk kishte asnjë problem me të. Ai foli shumë mirë për “Lucho” si një trajner i mundshëm për PSG.

Burimet e afërta me sheikun e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, nuk e mohojnë praninë e asturianit në Doha, disa javë më parë. Por, situata e Luis Enrique është praktikisht e njëjtë si ajo e Carlo Ancelottit, trajnerit prestigjioz italian, i cili do të rikthehet në Premier League, aty ku ka drejtuar Chelsea më parë. Ish-trajneri i Real Madridit dhe Bayern Munich, ndër të tjera, ka marrë vend-banim në Londër, me gruan e tij, që është me origjinë spanjolle, Mariann Barrena.

Ai do të donte të kthehej në stolin e “Stamford Bridge”, ku mban një marrëdhënie të mirë me Roman Abramovich, ose të marrë përsipër postin e trajnerit në “Emirattes”, ku duket se orëve të Arsene Wenger në stolin e Arsenalit po u vjen fundi. Çuditërisht, madje edhe për disa ditë, PSG ka trokitur në derën e tij, sepse disa lojtarë, si Marco Verratti dhe Thiago Silva avokuan rikthimin e italianit në “Parc des Princes”. Por, as drejtori teknik, Antero Henrique, as presidenti Nasser Al Khelaifi, madje as sheiku i Katarit, nuk kanë shfaqur ende interes konkret. Në Itali po flasin për angazhimin e Ancelottit në krye të kombëtares axurre, por ai ka një handikap, se dikur i tha “jo” ish-presidentit të ‘Federcalcio”, Carlo Tavecchio.

Interesante është situata e Antonio Conte, i cili nuk po ecën shumë mirë këtë sezon në Premier League. Ai është një nga trajnerët më të çmuar në këtë listë të improvizuar të teknikëve me valixhe në duar. PSG ka folur direkt me të përmes Antero Henrique. Ata kanë diskutuar mbi projektin e ri dhe kanë folur edhe për çështjet ekonomike. Po ashtu, ish-trajneri i Juventusit ka një mundësi rikthimi në krye të axurrëve, me të cilët bëri mirë në të kaluarën e afërt, që kulmoi me paraqitjen në “Euro 2016”.

Antonio Conte është në rreshtin e parë për të trajnuar PSG, edhe pse nuk është i vetmi kandidat. Antero Henrique ka negociuar, gjithashtu, me Jose Mourinho, aktualisht në drejtimin e Manchester United, por që nuk e sheh të ardhmen e tij vetëm në Premier League. Marshimi i Mourinhos do të ishte një tërmet dhe e vërteta është se portugezi tashmë ka nisur të punojë për sezonin e ardhshëm, duke piketuar përforcimet e mundshme në merkaton e verës.

PSG ka vlerësuar edhe mundësinë e marrjes së shërbimeve të Mauricio Pochettino, ish-lojtar i parizienëve, por argjentinasi preferon të qëndrojë te Tottenham. Prej andej, vetëm Real Madridi do ta merrte atë, me lejen e presidentit Daniel Levy. Por, tani për tani nuk është e qartë nëse Zinedine Zidane e përmbush apo jo kontratën e tij në stolin e “Los Blancos”.

Ka edhe dy trajnerë të shumëkërkuar, por me kontrata ekzistuese, të tillë si Massimiliano Allegri (Juventus) dhe Diego Pablo Simeone (Atletico Madrid). Ata janë autentikë, të lakmuar nga drejtuesit e PSG. Allegri dhe Simeone i pëlqejnë presidentit Nasser Al Khelaifi, sepse janë në gjendje të “qeverisin” një grup të komplikuar, siç është klubi francez, me shumë figura dhe klane kundërshtare.

Duket se PSG ka arritur nevojën urgjente për të vënë në jetë rezultatet e kërkuara, pas dështimit të Champions-in e këtij edicioni. Përmendje të veçantë meriton edhe gjermani Thomas Tuchel, ish-trajneri i Borussia Dortmund, i cili sapo i tha “jo” Bayern Munich. Disa media gjermane flasin për të, duke e parë si zëvendësues të Arsene Wenger në stolin e Arsenalit, por asgjë nuk është përfundimtare. Ai mbetet, gjithashtu, nën interesimin e drejtuesve bavarezë, që duhet të mbushin boshllëkun e lënë nga Jupp Heynckes në fund të këtij sezoni.

E sigurtë është se, në momentin kur një nga klubet e mëdha do të sigurojë shërbimet e njërit prej trajnerëve, pjesa tjetër do të bëjë të njëjtën gjë me një lëvizje të qartë të “efektit domino”. E njëjta gjë ndodh me lojtarët e mëdhenj, që lakohen në merkato, si Robert Lewandowski, Eden Hazard, Paulo Dybala, Harry Kane dhe të gjitha yjet, që dëshirojnë klubet e mëdha europiane. E njëjta gjë do të ndodhë me portierët, sepse njëri është duke pritur tjetrin, me katër “gardianë” kryesorë në “ankand”: Thibaut Courtois (Chelsea), David de Gea (Manchester United), Gianluigi Donnarumma (Milan) dhe Allison Becker (Roma).

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ CHELSEA/ Guardiola: Ne po mundohemi të jemi kampionë, është emocionale për mua të…

Isa.Autor

Kristal Abazaj debuton me Anderlechtin në Belgjikë

Sadik.Autor

REAL MADRIDI I SË ARDHMES/ Ja formacioni i TALENTEVE që pritet të “PUSHTOJË” Europën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment