Futboll Seria A

Alarm i rremë, Napoli konfirmon situatën e Elseid Hysajt

Dukej se skenarë të errët mund të profilizoheshin për Elsied Hysajn, mbrojtësin tonë të kombëtares, i cili e la miqësoren ndaj Norvegjisë, në “Elbasan Arena”, duke çaluar. Ai u zëvendësua nga debutuesi Lika, i ftuar për herë të parë nga trajneri Panucci me ngjyrat kuqezi. Por, vendin e ankthit e ka zënë gëzimi i disponueshmërisë së shkodranit, gjë që e ka konfirmuar klubi i tij, Napoli.

Pra, ndryshe nga ajo që ndodhi në muajt e fundit me Ghoulam dhe Milik, dëmtimi në gju, i pësuar të hënën mbrëma nga Elseid, Hysaj është praktikisht një kujtim tashmë. Këtë mëngjes, i sapokthyer nga Shqipëria, ku përmbylli angazhimet me ekipin kombëtar, Hysaj ka marrë pjesë rregullisht në trajnim, së bashku me shokët e tij.

Psherëtima lehtësimi, pra, për klubin dhe për vetë lojtarin, i cili e kishte lënë fushën të hënën duke shtrënguar dhëmbët nga dhimbjet në gju. Ish-futbollisti i Empolit është, pra, kandidat për të luajtur këtë të shtunë, në transfertën emiliane, në fushën e Sassuolos. Trajneri Sarri, me përjashtim të Ghoulam, të lënduar, do t’i ketë të gjithë titullarët në dispozicion.

Related posts

“JAM PARASHIKUES I ZOTI”/Chiellini: Pyesni pak Bastonin se çfarë i thashë në tetor…

Delo.autor

TRONDITËSE/ MODRIC përfundon në BURG, mesfushori i Realit pranon AKUZËN E RËNDË

Isa.Autor

Marcelo Bielsa arrin akordin me skuadrën e ish-sulmuesit të Partizanit

Sadik.Autor

Leave a Comment