Futboll

“Messi dhe Ronaldo, diferenca në Champions League”

Skuadrat që kanë Mesin dhe Ronaldon gjithmonë janë favorite, thotë Ancelotti.

Dy ekipe spanjolle përballë dy ekipeve italiane. Shorti i Champions League ka hedhur Romën përballë Barcelonës e Juventusin përballë Real Madridit.

Për Carlo Ancelottin, klubet spanjolle janë favorite për të kaluar tutje, por edhe për t’i shkuar në fund kësaj gare, për faktin se në skuadrat e tyre kanë lojtarë si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

“Është e qartë se ndeshjet në Ligën e Kampionëve vendosen nga detaje të vogla dhe vendime të vogla të gjyqtarëve janë të mjaftueshme për ta rrëzuar një skuadër”, tha Ancelotti.

“Madridi dhe Barcelona janë favorite për shkak të eksperiencës dhe sepse kanë në skuadër Ronaldon dhe Messin”.

“Juventusi dhe Roma nuk janë favorite, kjo tashmë dihet sepse ato do të përballen me dy skuadra të fuqishme evropiane, por i kanë shanset e tyre”, theksoi mes tjerash Ancelotti.

Related posts

MBYLLET FAZA E PARË NË SUPERIORE/ Partizani merr kryesimin, Bylisi dhe Vllaznia ndjekin nga pas. Ja renditja

Delo.autor

JOSHËS DHE SENSUAL/ NEYMAR bashkohet me Emily Ratajkowski (FOTO)

Isa.Autor

KUKËS rihap garën për titull/ GJICI: I kënaqur po të fitonim, do të ndërhyjmë në…

Isa.Autor

Leave a Comment