Futboll

Sabjen Lilaj: Viti më i rëndësishëm në aspektin personal, ndaj Luftëtarit duam hakmarrjen

Sabjen Lilaj u konfirmua edhe njëherë nga trajneri Panuçi, si kontingjent i ekipit Kombëtar. Paraqitjet e mira me Skënderbeun dhe në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë, ka bindur teknikun italian, për ta thirrur sërish mesfushorin korçar.

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar ditën e sotme, Lilaj u shpreh i lumtur për ftesën, si dhe tregoi që ky është viti më i sukseshëm në aspektin personal. Mesfushori e cilësoi sfidën e nesërme ndaj Luftëtarit si shumë të rëndësishme dhe korçarët do të kërkojnë hakmarrjen pas humbjes në Gjirokastër.

lilaj

Besoj ka ndikuar paraqitja e bërë tek trajneri Panuçi për këtë grumbullim. Duhet të jetë i kënaqur. Unë sigurisht jam i lumtur dhe në fakt e prisja pasi kam punuar fort për të shkuar në Kombëtare dhe për të vazhduar të qëndroj atje. Sigurisht që ka shërbyer Skënderbeu në këtë arritje, sepse trajneri nuk më njihte më përpara. Arritjet e Skënderbeut i kanë tërhequr vëmendjen. Ai ka parë edhe nga ne.

 Ndaj Luftëtarit një ndeshje e rëndësishme, ne gjithmonë hyjmë në fushë për fitore por pas asaj ndeshje të humbur në Gjirokastër duam një hakmarrje.

Viti më i suksesshëm në aspekt personal pasi përveç sukseseve të klubit jam shpallur dhe lojtari më i mirë i vitit. Vazhdoj të jem i grumbulluar me Kombëtaren. Kështu që është një vit pozitiv. Është shpejt për të folur për titullin kampion derisa matematikisht nuk është mbyllur por duam ta mbyllim sa më shpejtë. Përfaqësimi në Champions League? Përderisa jemi të parët, do të vazhdojmë të jemi.

Related posts

Kimmich pranë vazhdimit të kontratës me Bayern (FOTO)

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK MILANI/ Gattuso duhej të ishte pushuar pas disfatës…

Delo.autor

PLAS TEK BARCELONA/ “Pleshti” akuza Drejtorit sportiv të klubit: Të nxjerrë emrat, na baltos të gjithëve…

Delo.autor

Leave a Comment