Futboll

Milan dhe Raiola në një mendje: Të shitet Donnarumma, por me çfarë çmimi?

Verën e kaluar, siç shkruan Alessandra Gozzini dhe Carlo Laudisa në “Gazzetta”, ditën e sotme, Milani kishte idenë e tij: të përqëndrohej fuqishëm te Donnarumma. Nga ana tjetër, menaxheri Mino Raiola përqafonte një ide të kundërt. Një “ekstrakt” tjetër duket se del prej kësaj çështjeje tani. Këtë vit, duhet të rishikohen rolet.

Motivimet? Ato të klubit lindin nga nevojat e buxhetit. Pa Champions, Milani do të jetë i detyruar të marrë në konsideratë mundësinë e realizimit të një fitimi kapital nëpërmjet shitjes së portierit. Nevoja për Raiolën është njëlloj si buxheti, sepse synon zgjerimin teknik të klientit të tij: një klub i lartë në Ligën e Kampionëve dhe jo një ekip, që të luajturit në Champions nuk e ka të sigurtë.

Mino Raiola ishte, gjithashtu, i qartë në intervistën që dha dy ditë më parë: “Kush do të luajë në portën e Milanit sezonin e ardhshëm midis Donnarumma dhe Reina? Shpresoj Reina”.

Gigio është në mes të “dy zjarreve”. Njerëz të afërt me të pohojnë se dëshira e tij e sinqertë është që të mbetet në Milano, por me sinqeritet e shikon nevojën për të luajtur në Champions. Verën e kaluar, palët po mendonin të futnin një klauzolë prej 70 milionë eurosh (40 milionë, pa Champions), ndërsa sot çmimi mund të rishikohet për më poshtë.

Ndër portierët, Donnarumma është më i vlerësuari. Por, në skenë ka dalë edhe Alisson, portieri 25-vjeçar i Romës, për të cilin kanë treguar tashmë interes Real Madrid dhe PSG. Të njëjtat skuadra, që kanë në fokus edhe Donnarumma.

Related posts

“DUHET TË VESH TRURIN NË PUNË, KËMBËT DHE ZEMRËN NË FUSHË”/ Conte: Ne duhet të kombinojmë cilësitë teknike dhe…

Delo.autor

DILEMAT PËR TË ARDHMEN E SHALAND/ Ja shuma e majme që duhet t’i paguajë FFK-ja në rast shkarkimi…

Delo.autor

Shkoi për të parë Juventus-in, klubi shkarkon sulmuesin

Q.Autor

Leave a Comment