Futboll Seria A Sport

7 GOLA NË 7 NDESHJE/ “Bomberi” Piatek “dhuron” një tjetër “trepikësh”, ja statistikat e frikshme

Mesatarja e tij është më pak monstruoze dhe kjo tregon që Kristof Piontek është njerëzor. “Robokopi” i programuar për të shënuar, mund edhe të bllokohet, madje për dy ndeshje radhazi, siç i ndodhi në javën e kaluar në Kupë e kampionat. Gjërat duhen thënë ashtu siç janë, ndaj nëse Sasuolo nuk do të kishte shënuar në portën e vet, Milani vështirë se do ta parakalonte Interin.

Pa fitoren e së shtunës, kuqezinjtë do të ishin ende në vend të katërt dhe miniagjërimi i polakut do kishte rënë më shumë në sy se sa edhe vetë rezultati. 7 gola në po aq ndeshje i kishin mësuar keq milanistët, shokët dhe specialistët e sektorit, megjithatë edhe në këto kushte, vetëm Mesi bën më mirë se “Pistolero”.

VENDIMTAR NDRYSHE – Edhe në një ndeshje të komplikuar si ajo ndaj Sasuolos, 19 kuqezi u mundua të bënte detyrën, duke rezultuar sidoqoftë vendimtar edhe pa shënuar. Ai ishte i pari që u krodh mbi krosimin nga këndi të Susos, që solli autogolin e Lirolës, teksa në fraksionin e dytë në një sulm të thellësisë detyroi Konsiljin të nxitohej për të ndërhyrë e më pas të gabonte, duke e ndaluar në mënyrë të gabuar Piontekun. Falë atij episodi miqtë mbetën me një lojtar më pak dhe “Djalli” mundi t’i shtojë tri pikë tepër të rëndësishme renditjes. Duke bërë një hap prapa, edhe ndaj Lacios sulmuesi 23-vjeçar u mundua, por “u shërbye pak dhe keq” siç shpjegohej në analizën e asaj sfide.

RINO MBROJTËS – Megjithëse ka shumë vlera, Piontek nuk mund të jetë gjithnjë shpëtimtari i ekipit. Në një ndeshje si ajo kundër Sasuolos, në paraqitjen e bomberit ndikoi edhe lodhja e skuadrës, e cila nuk është se e mbështeti shumë. Në mbrojtje të polakut, del Gatuzo, që si një engjëll mbrojtës do të shpjegonte pas ndeshjes: “Nuk mund të bazohemi mbi faktin që sado keq të luajmë, në fund Piontek na zgjidh problemin. Manovra jonë sulmuese po zhvillohet në mënyrë të paqartë dhe vertikalizojmë pa kriter e për më tepër pa një ide të saktë. Nëse Piontek shënonte më parë, ishte sepse të gjithë e vendosnim në kushte për të qenë më i rrezikshëm”. Rrezikshmërinë që nuk prodhoi Milani, e sajoi po Piontek me atë pasim fantastik që Kesi në vend që ta dërgonte në rrjetë, ia përplasi në trup Pegolos. Mund të kishte qenë asisti i parë i polakut në Serinë A. Megjithatë, tifozët e duartrokitën, por ndaj Kievos presin të shtënën e trefishtë. Champions-i arrihet me krismat e Krisit.

PA PUSHIM – Milani do të rikthehet nesër në stërvitje, por Piontek vazhdon të punojë për rritjen e tij. Dje ai është stërvitur i vetëm me vrapime të lehta, teksa në “Instagram” ka dhënë dozën e re të kurajës për shokët e tifozët. Në horizont është sfida me Kievon, që mund ta bëjë edhe më solide ecurinë kuqezi. Ndaj, polaku nëpërmjet një postimi ka dhënë kushtrimin për një tjetër duel të rëndësishëm. “Të vijojmë luftën për objektivin tonë” shkruante 23- vjeçari më i etur se kurrë për rikthimin e Milanit në Champions.

Related posts

De La Hoya: Alvarez rikthehet në ring në shtator ose dhjetor

Sadik.Autor

PAS NJË PASIMI NGA PULISIC/ Chelsea në avantazh, Giroud planzhon me kokë (VIDEO)

Delo.autor

“E PASKAN LËN MEND”/ Wanda “çmendet” me ICARDIN. Shokëve i jep dhurata, mua as nuk më…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment