Futboll Seria A

Milan duhet të shqetësohet, Reali kërkon dy xhevahirë të kuqezinjve

Milan po përjeton një moment të mrekullueshëm në Serie A nën drejtimin e Gennaro Gattuso, megjithatë drejtuesit e kuqezinjve duhet t’i bëjnë mirë llogaritë, pasi disa nga yjet e skuadrës kanë tërhequr interesin e klubeve të mëdha dhe mund të largohen.

Real Madrid është i gatshëm të nënshkruajë me dy xhevahirë të kuqezinjve për të përforcuar skuadrën e tyre në mënyrë të konsiderueshme dhe Gianluigi Donnarumma e Suso kanë tërhequr interesin e gjigantëve të Spanjës, sipas “Don Balon”.

Këto mund të jenë afrime të shkëlqyera për “Los Blancos”, të cilët kanë luftuar në La Liga këtë sezon pjesërisht, për shkak të formës së dobët të disa prej sulmuesve të tyre. Suso mund të jetë një përmirësim i madh në krah, me Gareth Bale që ka luftuar me dëmtimet për pjesën më të madhe të sezonit.

Gjithsesi fokusi është tek Donnarumma, i cili shihet si një përmirësim i Keylor Navas dhe nuk është emri i madh, që Florentino Perez pëlqen të ketë në radhët e tij. Donnarumma është një nga portierët më të talentuar në Evropë dhe “Don Balon” pretendon, se Milan mund të largojë dy emra të mëdhenj, në mënyrë që të forcohet në reparte të tjera. Kuqezinjtë duhet të tregohen të kujdesshëm me “Fair Play” financiar dhe për të rregulluar bilancet, mund të shesin ndonjë nga yjet.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Kukësi: Tension në Vlorë, gjyqtari ndëshkon 3 futbollistë (VIDEO)

Delo.autor

SUPERIORE/ Luftëtari dhe Teuta kalojnë në avantazh, shikoni rezultatet dhe golat (VIDEO)

Delo.autor

Bibla, arrestimi, WWW dhe… 10 gjëra që s’dini për Mourinho

Q.Autor

Leave a Comment