Futboll

Milan-Inter / Derbi rekord, 728 milionë spektatorë dhe miliona euro fitim

Derbi i servir Milanit arkëtimin rekord në kampionat. Në vigjilje të supersfidës së “San Siro”, me më shumë se 74 mijë bileta të shitura, shifra e të ardhurave financiare prek 4 milionë euro, duke tejkaluar kështu shumën prej 3.815.000 euro që u arkëtua në derbin kundër Inter, të datës 20 nëntor 2016, ndërkohë që mbeten ende hapur biletaritë për shitjen e biletave në sektorin e miqve, deri para fillimit të ndeshjes, duke bërë që të shkohet shumë pranë ezaurimit të kapacitetit të plotë të stadiumit “San Siro”.

Dyert e stadiumit do të hapen të dielën që në orën 18.45. Ky derbi Milan-Inter do të monitorohet për t’u përcjellë përmes televizionit, nëpërmjet 27 telekamerave, dhe do të trasmetohet nga 44 trasmetues në 180 shtete të botës, për një shikueshmëri totale prej rreth 728 milionë teleshikues. Këto janë shifrat dhe statistikat e përcjella nga klubi kuqezi, nga Kina deri në Amerikën e Jugut.

Nuk ka mbetur asnjë vend i lirë në tribunën e gazetarëve, me më shumë se 600 operatorë informacioni të akredituar, prej të cilëve 226 gazetarë, 50 fotografë dhe më shumë se 300 përfaqësues të produksioneve televizive. Në tribunën e nderit priten trajneri i komanduar i përfaqësueses së Italisë, Luigi Di Biagio, si dhe menaxheri i ekipit, Gabriele Oriali, pronari i Diesel, Renzo Rosso, ish-trajneri i Milan, Fatih Terim që sot drejton Galatasaray, përveç personazheve të spektaklit dhe të sportit, si Ghali dhe Ernia, komiku Teo Teocoli, kapiteni i Olimpia Milano Andrea Cinciarini, si dhe mesofondisti Stefano Mei.

Related posts

Nis gara për golashënuesin në Champions/ MESSI bën “ligjin” që në ndeshjen e parë

Isa.Autor

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Pregrag Mijatovic: Është e mundur të ndodhë kthimi i portugezit në Real Madrid, pasi…

Isa.Autor

MILANI I XHUNDOSUR ME UEFA-N/ Apelojnë sërish në CAS për…

Delo.autor

Leave a Comment