Futboll Sport

NJË NGA MESFUSHORËT MË TË MIRË TË SERIE A/ Bajerni piketon goditjen e radhës te klubi italian

Bajerni po punon intensivisht për të forcuar mesfushën gjatë verës dhe tashmë ka siguruar nënshkrimin e Raian Gravenbershit. Sipas mediave italiane, Bajerni tani synon një tjetër mesfushor. Bëhet fjalë për nënshkrimin e Piotr Zielinskit.

“La Repubblica” shkruan se gjermanët duan polakun e Napolit. Sipas gazetës, Zielinski mund të largohet nga italianët nëse marrin një ofertë prej gati 40 milionë eurosh.

Megjithatë, është e diskutueshme nëse Bajerni ka nevojë për Zielinskin pasi mesfushori zakonisht luan në pozitën numër 10 ose 8.

Thonë se Julian Nagelsman është në kërkim të një “makine presingu”, një lojtar që fokusohet në fitimin e topit dhe është i fortë në ndërhyrje dhe Zielinski duket lojtari ideal për kampionët e Bundesligës.

Related posts

PORTIERI SHIKON TMERR ME SY/ Përfundon në spital në gjendje të rëndë, grabitësit e sulmojnë me thikë dhe i presin…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndeshje katastrofike për Shkëndijën, kampionët e Sllovenisë e mposhtin me goleadë

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ 9 gola në 26 ndeshje, Ajax sfidon Manchester United për “neymar-in afrikan”…

Delo.autor

Leave a Comment