Futboll

Minjtë i heqin nga xhepi Gerrardit 20 000 funta

Steven Gerrard ka rënë në kurth të minjve.

Kjo për shkak se bari që menaxhohet nga legjenda e Liverpoolit është dënuar më 20 000 funta për shkak se inspektorët kanë zbuluar se brenda tij ka minjë.

Bari, në të cilin ka pronësi Steven Gerrard është në rrezik “për shkak të gjendjes jo të mirë të tij financiare” dhe mbrojtja  ka kërkuar që të merret parasysh vërejtja e tyre për gjobën.

Lokali “Vincent Cage & Cocktail Bar”, gjendet në qendër të qytetit të Liverpoolit është dënuar nga inspektorët e këshillit të qytetit pasi që kanë parë mbetje të minjve që datojnë më vite, që nga viti 2016.

Sipas Liverpool Echo lokali ka pasur vazhdimisht humbje këto tri vitete e fundit duke llogaritur rreth 150 mijë funte çdo vit.

M’u për këtë gjykatësja e distriktit Wendy Lloyd ka thënë se ankesa në gjykatë duhet të merret parasysh dhe të zvogëlohet dënimi.

Related posts

KRAHASON EKIPIN E TIJ ME YJET E SPORTIT BOTËROR/ Guardiola: Çdokush mund të humbiste ndaj…

Delo.autor

KUSHTON 65 MILIONË EURO/ Ylli i Bayern refuzon Guardiolan, tundohet vetëm nga dy klube

Delo.autor

Alban Bushi i lumtur/ Kemi fituar 5-6 lojtarë për të ardhmen e kombëtares “kuqezi”

Sadik.Autor

Leave a Comment