Të tjera

Asnjë humbje gjatë 2018-ës, Federer mbron kreun edhe pas Indian Wells

Roger Federer do të jetë numri 1 në botë edhe javën e ardhshme, teksa ka siguruar sot kualifikimin për në gjysmëfinalet e turneut Masters të Indian Wells (zhvillohet në Amerikë). Tenisti zviceran fitoi 2-0 (7-5, 6-1) ndaj koreanit Hyeon Chang, duke avancuar në gjysmëfinale dhe, mbi të gjitha, duke mbrojtur kreun e renditjes. Në rast se Federer do të eliminohej para fazës gjysmëfinale, ai do të linte kreun, që do t’i shkonte Nadal. Në gjysmëfinale, Federer do të luajë ndaj Borna Coric, me zviceranin që konsiderohet favorit. Tenisti 36-vjeçar deri më tani nuk ka asnjë humbje këtë vit, duke i fituar të 16 ndeshjet e zhvilluara, gjë që nuk ndodhte që prej vitit 2006.

Tenistja rumune Simona Halep

Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste të Masterit të Indian Wells edhe te femrat, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Venus Williams e Daria Kasatkina në takimin e parë si dhe Simona Halep e Naomi Osaka në sfidën tjetër. Për rumunen Halep, numri 1 në botë, kualifikimi në gjysmëfinale i shoqëruar edhe me eliminimin e numrit 2, Caroline Wozniacki, i ka dhënë asaj qetësinë për të qenë në krye të renditjes edhe për të paktën 3 javë të tjera. Ajo që po befason në këtë turne të femrave është tenistja amerikane Venus Williams, 37 vjeçe, që po bën një paraqitje mjaft të mirë pavarësisht moshës, duke synuar të kapë finalen e këtij Masteri.

Related posts

Vllaznia mposht Skënderbeun, synon një vend në play off

Q.Autor

BOKS/ Elvis Hetemi e mposht çekun Eschner në kategorinë super të mesme (FOTO)

Q.Autor

Organizatorët kundër kontratës me F1, gara e Azerbajxhanit në rrezik

Q.Autor

Leave a Comment