Futboll

Mino Raiola i ofron një lojtar të PSG-së Barcelonës

Paris Saint – Germain nuk po kalon një moment të mirë pavarësisht se në kampionat vazhdon të jetë kryesues dhe shumë pranë titullit kampion. Humbja dhe eliminimi nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve dhe dëmtimi i Neymar ishin dy goditje të rënda për trajnerin Emery dhe drejtuesit e klubit.

Eliminimi nga Champions League ka bërë që drejtuesit e ekipit të nisin për të ndryshuar disa gjëra për vitin që vjen. Një nga vendimet e mundshme që mund të bëjnë, sipas të përditshme franceze “L’Equipe” është edhe shitja e Marco Verrattit. Gazeta në fjalë shkruan se agjenti i ri i mesfushorit italian, Mino Raiola mendohet të ketë ofruar lojtarin te Barcelona. Presidenti i PSG-së, Nasser Al -Khelaifi do të jetë i gatshëm për të negociuar me gjigantët katalanas për një shifër afër 100 milionë euro, e njëjtë me atë që francezët refuzuan vitin e kaluar.

Megjithatë përgjigja e klubit blaugran ishte e ftohtë, sidomos pas blerjes së Arthur. Lojtari është konsideruar si një përforcim që nevojitej në mesfushën e trajnerit Ernesto Valverde.

Related posts

“ARBITRI MË KËRCËNOI”/ Talenti Vinicius: Jam si fëmijë me ëndrra, ja sekreti i golit

Delo.autor

U VËRSHËLLYE NGA TIFOZËT NË “SAN SIRO”/ Trajneri Pioli ka një mesazh për Suson

Delo.autor

Real Madrid zëvendëson Zidanen, GUTI e thotë hapur: E kam krenari të drejtoj REALIN

Sadik.Autor

Leave a Comment