Futboll

Mino Raiola nis punën, mesfushori i PSG drejt Barcelonës…

Eliminimi në 1/8-t e finaleve të Champions League mund të sjellë një rezolucion në shtëpinë e Paris SG. Nëse në javët e fundit po diskutohet për të ardhmen e Neymar, i kërkuar nga Real Madrid, një tjetër “big” me të ardhmen në udhëkryq është Marco Verratti. Duke u bazuar te ajo që shkruan “L’Equipe”, në fakt, Mino Raiola, menaxheri i futbollistit të kombëtares italiane po punon që lojtari të shkojë te Barcelona në verën e ardhshme.

Image result for verratti psg

Pasi bllokoi çdo transferim gjatë verës së kaluar, PSG duket se është i gatshëm të bisedojë për shitjen e futbollistit italian, duke parë nevojën për të fituar para, për të shmangur sanksione nga “fair play financiar”. Në këto kushte “i sakrifikuari” mund të jetë Verratti, që tanimë nuk konsiderohet i paprekshëm nga francezët. Për më tepër, emri i mesfushorin është lakuar disa herë për një kalim te Barcelona dhe Raiola po punon që kjo të bëhet e mundur.

Image result for verratti psg

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, është gati të heq dorë nga Verratti për 100 milionë euro, edhe pse duket se kjo shifër është e vështirë të arrihet sepse Barcelona nuk është më shumë e interesuar për italianin. Këtë e tregon fakti se katalanasit kanë “blinduar” brazilianin Arthur për verën e ardhshme. Gjithsesi një gjë është e sigurt pas eliminimit nga Champions League e ardhmja e Verratti, që në ndeshjen e kthimit doli me karton të kuq, është gjithnjë e më larg nga kryeqyteti francez.

Related posts

“E FEJUARA NDAN MASKAT FALAS”/ Berat Gjimshiti tregon dramën e COVID-19 në Bergamo (FOTO)

Delo.autor

THEO HERNANDEZ SHKËLQEN ME FRANCËN/ Deschamps thur elozhe: Për cilësitë që ka mund ta kisha…

Delo.autor

Morata për Ikardin, por dëshira e Spaletit është Naingolan

Sadik.Autor

Leave a Comment