Futboll Sport

S’ka “tym të bardhë” te Inter, Icardi vendos tre kushte për t’u kthyer

Mauro Icardi i përfaqësuar nga avokati Paolo Nicoletti ka bërë takimin e radhës me administrator e deleguar të Interit, Bepe Marotta, për të gjetur një zgjidhje të krizës së marrëdhënies së lojtarit me klubin.

Takimi ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes të së premtes dhe mediet në Itali kanë zbuluar se nuk ka zgjidhje të krizës së tyre. Icardi nuk do të kthehet në skuadër kundër Spal këtë fundjavë dhe shanset janë që të mos jetë edhe ndaj Frankfurt për Europa League të enjten.

Icardi ka kërkuar rehabilitimin në tri fronte: ai i lojtarit, Icardi kërkon shpjegime për shiritin e kapitenit që iu hoq, si dhe një ndjesë publike ndaj tij. Dhoma e zhveshjes, pritjen që do i rezervojnë shokët e skuadrës. Marrëdhënia me trajnerin Spalletti, ku ka disa boshllëqe që janë krijuar mes palëve të përfshira në këtë çështje.

Inter është në krizë rezultatesh dhe ndaj Frankfurt nuk ka asnjë sulmues në dispozicion, për më tepër që janë vetëm 9 ditë larg derbit, që mund të jetë përcaktues për zonën Champions në fund të sezonit.

Takimi i radhës mes palëve është programuar ditën e hënë, pritet të ketë një zgjidhje mes palëve, por prezenca e Icardit ndaj Frankfurt shikohet si e vështirë sepse në çdo hap që bëhet para, bëhen edhe dy hapa prapa.

Related posts

Merr fund kaosi te VLLAZNIA/ Shkodranët emërojnë trajnerin e ri dhe surprizojnë me drejtorin

Isa.Autor

TELASHE TË MËDHA PËR MANCININ/ Largohet nga grumbullimi me Italinë lojtari…

Delo.autor

“TIFOZËT DUAN TË SHOHIN NJË GJERMANI QË “LUFTON” NË FUSHË”/ Mateus: Low mund të qëndrojë gjatë nëse…

Delo.autor

Leave a Comment