Futboll

Miqësorja ndaj Norvegjisë, Panuçi rikthen në Kombëtare lojtarin që mungon prej kohësh

Miqësorja që Shqipëria do të luajë në 26 mars ndaj Norvegjisë në “Elbasan Arena” shihet një test nga trajneri Panuçi për të provuar disa lojtarë. Dhe për këtë arsye, italiani ka menduar të grumbullojë ata që nuk e kanë marrë shansin në drejtimin e tij.

Një ndër ta është edhe Rei Manaj, i cili është grumbulluar në Kombëtare për herë të fundit, kur trajneri ishte Xhani De Biasi. Panuci ka menduar ti japë një shans lushnjarit, i cili këtë sezon luan në ligën e dytë spanjolle me Granadën.

Edhe pse ai nuk po luan rregullisht në Spanjë, trajneri Panuci ka vendosur ta grumbullojë sulmuesin.

Related posts

Dështim katastrofal i ‘VAR’/ Napoli shënoi në pozicion të parregullt, ndërsa një gol i rregullt ju anullua…

Q.Autor

Iku te PSG-ja për të fituar Championsin, tifozët e Juventusit tallen keq me Dani Alves

Q.Autor

DINAMO MPOSHTI ERZENIN NË TRANSFERTË/ Shikoni festën e lojtarëve pas triumfit në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment