Boks

Pacquiao në ring më 24 qershor, sfidon Matthysse për titullin kampion

Boksieri filipinas Manny Pacquiao ka zyrtarizuar rikthimin e tij në ring më 24 qershor, gati një vit pas përballjes së fundit. Ish-kampioni i botës do të duelojë me argjentinasin Lucas Matthysse për titullin kampion bote të kategorisë WBA në peshën “welter”. Kjo përballje do të zhvillohet në Kuala Lampur të Malajzisë, me filipinasin që do të jetë si sfidant ashtu edhe organizator i eventit.

Dueli ka shumë rëndësi për Pacquiao, pasi do t’i japë mundësi të rikthehet kampion bote në moshën 39-vjeçare, ndërsa rivali i tij argjentinas është 35 vjeç dhe me një karrierë të pasur (39 fitore e 4 humbje). “Do të jetë një sfidë e fortë për mua. Nuk jam favorit, por për mua kjo përballje është një motivim, pasi synoj titullin kampion. Më pëlqen stili i boksit të Matthysse, është agresiv dhe kjo është ajo që fansat duan të shohin, të argëtohen”, tha Pacquiao, 59 fitore, 7 humbje dhe 2 barazime në karrierë.

Related posts

KËRKON NJË NDESHJE TJETËR/ Fury: Sfida kundër Wilder mbahet në Old Trafford

Isa.Autor

Boksieri shqiptar pretendon se do të ndeshet me Tyson Fury

Sadik.Autor

Rikthehet legjenda e boksit Tyson Fury, kundërshtari është një shqiptar

Sadik.Autor

Leave a Comment