Futboll Seria A

Mirabelli kopjon Galliani-n, në fokus ylli i Arsenalit

Milan po vazhdon të monitorojë situatën e mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere, kontrata e të cilit me do të përfundojë në fund të sezonit me “Topçinjtë”.

Drejtori teknik i kuqezinjve Massimiliano Mirabelli është në kërkim të opsioneve me kosto të ulët në merkato dhe për këtë arsye ka identifikuar 26-vjeçarin anglez si një përforcim ideal për skuadrën e Gennaro Gattuso.

Megjithatë, pavarësisht faktit se ata nuk do të duhet të paguajnë një tarifë transferimi për të sjellë ish-lojtarin e Bournemouth në “San Siro”, ai nuk do të vijë me çmim të ulët.

Në të vërtetë, Wilshere thuhet se kërkon një pagë vjetore prej rreth 6 milionë eurosh. Një shifër e lartë për kuqezinjtë, pasi rroga të tilla janë një luks në Serie A.

Ndërkohë, Mirabelli po punon edhe në disa fronte të tjera, teksa ata po shikojnë disa alternativa për të forcuar skuadrën e “Djallit”.

Mësohet, se kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje për Pepe Reina, Ivan Strinić dhe Ki Sung-yueng, të cilët gjithashtu do të jenë lojtarë të lirë dhe do të vijnë në “San Siro” në fillim të korrikut. Mirabelli me lëvizjet që po bën, duket se po kopjon Adriano Galliani-n, i cili ishte mjeshtër për të afruar lojtarët me kosto zero.

Related posts

HORROR NË ITALI/ Gjyshi i yllit të Serisë A kërcënon me thikë në fyt klientin në lokal

Delo.autor

Sulmoi të dashurën, shpallet fajtor mbrojtësi i Liverpool

Q.Autor

“ÇMENDURI” NË ANGLI/ Portieri Alisson realizon në frymën e fundit dhe i dhuron fitoren Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment