Futboll

Aguero: “Lautaro Martinez me të ardhme gjigante te Argjentina! E paimagjinueshme që luan te Racing…”

Sergio Aguero thur elozhe për Lautaro Martinez. Sulmuesi i Manchester City, aktualisht i angazhuar me përfaqësuesen e Argjentinës, gjatë një interviste të dhënë për ‘TyC Sport’ ka folur ndër të tjera edhe për bashkëkombasin e tij, Lautaro Martinez, edhe ai gjithashtu i grumbulluar nga trajneri Sampaoli për takimet miqësore të bardhekaltërve, që do të ndeshen përkatësisht me Italinë dhe Spanjën.

Rezultate imazhesh për lautaro martinez sergio aguero

I riu i talentuar, i datëlindjes ’97, aktualisht pjesë e skuadrës së Racing Club de Avellaneda, do të bashkohet me ekipin e Inter në fund të këtij sezoni. “Lautaro është një futbollist i jashtëzakonshëm, do të ketë një të ardhme të madhe te përfaqësuesja argjentinase. Për mua është shumë e vështirë të mendoj se ai luan te Racing”, deklaroi ndër të tjera bomberi i Manchester City, Sergio Aguero.

Related posts

ANGLIA NË KULMIN E SAJ/ Synon Ligën e Kombeve. Trajneri Southgate shpall listën

F.autor

JUVE-INTER MË 9 MARS/ Shpërthen presidenti Zhang: Këta janë palaço, po na rrezikojnë shëndetin e lojtarëve

Delo.autor

PUNIMET VAZHDOJNË ME INTENSITET TË LARTË/ Përfundon tribuna qendrore, shikoni si duket stadiumi i Kukësit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment