Futboll

Mirë se vjen Lars Lagerbäck/ Tranjeri me batuta dhe shapka në konferencën e mirëfilltë për shtyp

Në fundin e hollit të hotelit ish-Sheraton ishte vendosur reklama e Federatës norvegjeze të futbollit. Tavolina anash dhe një tryezë rrumbullake në mes, dukej sikur norvegjezët do të shtronin banket për mediet shqiptare, në fakt nuk kishin pse të tregoheshin aq të mirë, prandaj habia ekzistonte në gazetarët që kishin “nderuar” trajnerin e Norvegjisë, Lars Lagerbäck në konferencën e tij për shtyp.

Çudia nuk zgjati shumë, pasi zëdhënësi për shtyp i Norvegjisë u afrua dhe tregoi habinë për prezencën e gazetarëve aty, pasi nuk ishte një konferencë e mirëfilltë për shtyp. Pas disa bisedave me gazetarët, zyrtari norvegjez vendosi të sillte numrin  një të stolit.

Lagerbäck ishte mjaft sportiv dhe u afrua pranë gazetarëve thjesht dhe me batuta. Shapkat e tij tregonin qartë se nuk ja kishte idenë se do të fliste për shtyp. Megjithatë, vazhdojmë burra, tani duhet të bëjmë pyetjet.
 Si e keni përgatitur ndeshjen me Shqipërinë?
– 
Ne luajtëm me Australinë dy ditë më par dhe pas kësaj ndeshjeje po përgatitemi për Norvegjinë. Sot kemi stërvitje në Tirane dhe ne pastaj do të flasim me ekipin më mirë. Do të bëjmë një mbledhje dhe do t’u shpjegojmë futbollistëve se si luan Shqipëria. Kjo është një ndeshje e vështirë kundra Shqipërisë. 
– E keni studiuar Shqipërinë gjatë kësaj periudhe dhe çfarë prisni nga kjo ndeshje?
– 
Ne jemi munduar ta studiojmë. Mendoj se trajneri Panucci ka ndryshuar sistemin e lojës. Po përgatisim lojtaret që të luajnë me module të ndryshme.
– E njihni Panuccin si lojtar dhe si trajner, në cilin rol mendoni se është më i rrezikshëm?
–  Nuk e di. Kam respekt për Shqipërinë dhe mendoj se kanë bërë mirë dhe kanë një grup të mirë. Në ”Euro 2016” u paraqitën mirë.  E vlerësoj Panuccin dhe ekipin shqiptar.
– Norvegjia do të ndjekë lojën e Shqipërisë, apo do bëni lojën tuaj?
– Filozofia ime si trajner është që të bëjmë lojën tonë në çdo sfidë. Ne do të shkojmë në Elbasan për të imponuar futbollin tonë. Në ndeshjet që kemi sigurisht që do t’i përshtatemi kundërshtarit dhe lojës që ata kanë.
– Norvegjia ka një lojtar me origjinë shqiptare, Veton Berishën. Ai nuk është grumbulluar me ekipin tuaj për këtë sfidë, do të jetë ai në planet tuaja?
– Për momentin nuk do të jetë, nuk e di për të ardhmen. Nuk ka vend te ky ekip që kam grumbulluar. Ai dhe secili lojtarë që do të kapë ekipin Kombëtar duhet të bëjë mirë me klubin e tij.
– Keni një karrierë të suksesshme me Islandën, pasi është punuar mirë me ekipet e të rinjve. Çfarë këshillash keni për Shqipërinë?
– 
Një pyetje e vështirë, nuk di të them shumë për këtë pjesë. Duhet të punohet fort me sektorin e të rinjve dhe duhen trajnerë të mirë. Duhet të punohet me kushte bashkëkohore dhe më pas mund të flitet për rezultate.

Related posts

E PABESUESHME/ Po bëhet virale, shikoni si shtylla i mohoi Messit golin e parë me PSG-në (VIDEO)

Delo.autor

PARA NDESHJES ME MOLDAVINË/ Presidenti Duka: Tifozët duhet ta mbështesin Kombëtaren

Delo.autor

U BË MILIONERË/ Ja shuma marramendëse që ka fituar bastvënësi anglez falë golit të Van Dijk

Isa.Autor

Leave a Comment