Futboll

Montella: Nuk do të bëhem trajneri i Italisë, sepse nuk jam i thinjur…

Shumë e ëndërrojnë, ndërsa ai largohet. Vincenzo Montella nuk nxitohet të kandidojë si trajneri i Italisë dhe e thotë qartë: “Nuk ka asnjë mundësi që unë të bëhem trajner i Italisë sepse jam shumë mirë te Sevilla dhe kam ndërmend të punoj këtu sa më gjatë të jetë e mundur, për më tepër nuk kam pasur asnjë kontakt me “axurrët”.

Pastaj mendoj se ai që duhet të stërvitë Italinë është e nevojshme të ketë flokët e bardha dhe për momentin ka shumë pak të tillë.”

Image result for montella sevilla

Trajneri, në një deklaratë për “Fox Sport” jem opinionin e tij për kandidatin ideal: “Më shumë Ancelotti se Mancini? Roberton e kam takuar disa herë, por jo së fundmi, megjithatë është i thinjur. Çfarë duhet të ketë trajneri i ri? Mendoj se kjo zgjidhje i takon Costacurta.

Përpara se të stërvitë ekipin duhet kuptuar drejtimi që duhet ndjekur. Në Itali ka shumë trajnerë të aftë. Mendoj se Ranieri ka një përvojë ndërkombëtare është një njeri i ekuilibruar dhe ka bërë gjithmonë një punë të mirë te ekipet që ka qenë.”

Image result for montella sevilla

Nesër, Sevilla do të sfidojë Barcelonën, skuadra që në çerekfinalet e Champions League do të ndeshet me Roma, ekipi ku Montella fitoi titullin e tij të vetëm në Serie A. “Nesër në mbrëmje duhet të bazohemi te pikat tona të forta dhe të përpiqemi të fitojmë çdo duel me një kundërshtar shumë të fortë. Nuk mund të gabosh kur luan kundër tyre. Uroj që Messi të mos luajë për të qenë i freskët ditën e martë,” – tha Montella duke qeshur.

Related posts

NIS STËRVITJEN E PARË ME PSG/ Icardi “prezantohet” kështu tek klubi i ri (VIDEO)

Delo.autor

STUDIMI/ Sulmuesi është pozicioni më i rrezikuar të preket nga koronavirusi

Delo.autor

SHERRI MASIV PAS NDESHJES MILAN-LAZIO/ Gjesti i Acerbit, ja 2 mesfushorët që rrezikojnë dënimin

Delo.autor

Leave a Comment