Futboll Seria A

Suso: Kjo është e vetmja gjë që nuk më pëlqen nga Gattuso

Suso, sulmuesi i krahut i Milan, i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në Facebook. Këto kanë qenë përgjitjet e tij më interesante: “Të shënosh në derbi është gjëja më e bukur dhe atë natë kam realizuar dy. Mungon edhe pak, gjëja më e rëndësishme ëhstë rezultati. Nëse nuk shënoj, nuk do ta kem problem. Juventus? Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, kundër një skuadre që ka treagur vitet e fundit se është një nga më të fortat e Europës. Nga bardhezinjtë më pëlqejnë shumë Alex Sandro dhe Pjanic”.

PËR GATTUSO-n – “Stërvitjet e tij janë shumë të ashpra dhe të bërtiturat e vazhdueshme i bëjnë akoma më të vështira. Kur luaj një pjesë loje në anën e tij, e dëgjoj të bërtasë për 45 minuta, preferoj 45 minutat e tjera. Natyrisht, po bëj shaka, përndryshe do të më dënojë me një orë vrap”.

OBJEKTIVAT – “Ne mendojmë për finalen e Kupës së Italisë dhe për vendin e katërt. Këto janë dy objektivat e këtij viti. Për vitin tjetër do të shohim”.

Related posts

STATISTIKAT/ Ja renditja e trajnerëve më të paguar në Serinë A, Gattuso është…

Delo.autor

Sanchez thellon edhe më shumë epërsinë e Arsenalit ndaj Crystal Palace (VIDEO)

Q.Autor

RONALDO, ICARDI, HIGUAIN/ Sa shumë goleadorë në Seria A, spektakli i garantuar

Isa.Autor

Leave a Comment