Moto GP

MotoGP/ Crutchlow i kënaqur nga Katari, por në Argjentinë do podiumin

Mes protagonistëve të garës së Katarit ishte sigurisht Cal Crutchlow, që mbylli një fundjavë pozitive me vendin e katërt në klasifikimin final, pas nisjes nga rreshti i dytë në provat zyrtare.

Piloti britanik i Team LRC pas një nisjeje jo të lehtë ia doli mbanë të luftonte deri në fund me më të mirët, por iu desh të kënaqej me vendin e katërt, gjithsesi para një Honda zyrtareje si ajo e Dani Pedrosa: “Jam i kënaqur. Sigurisht objektivi ishte podiumi, por edhe të marrësh kaq pikë është një rezultat i mirë, duke marrë parasysh edhe faktin që në dy vitet e fundit nuk jemi paraqitur mirë këtu.

Është një kampionat i gjatë dhe do të doja të falënderoja skuadrën time që ka bërë një punë fantastike gjatë kësaj kohe.”

Megjithatë Crutchlow mendon që tani për garën e Argjentinës, për të synuar një vend mes 3 të parëve. “E pres me padurim garën në Argjentinë, ku kemi marrë rezultate të mira në të shkuarën.

Në Katar ishte një garë shumë e mirë dhe e gjitha është meritë e djemve që ishin në podium. Do të doja të luftoja edhe unë me ata por kur arrita të kaloja Zarco nuk mund më të mbaja ritmin dhe të shkëputesha më shumë. Në fund u mjaftova me vendin e katërt që gjithsesi është një rezultat i mirë për kampionatin.” 

Related posts

MotoGP/ E çuditshme, por Rossi kërkon të kthehet pas në kohë

Sadik.Autor

MOTO GP/ Marquez sërish në spital pas operacionit: Nuk rikthehem më…

Delo.autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Botëror i çuditshëm, të gjithë mund të shpallemi kampionë

Delo.autor

Leave a Comment