Futboll Premier League

Mourinho e nxjerr në shitje, Pogba drejt largimit nga Man.United

Jose Mouriunho humbet durimin me Paul Pogba, ç’ka bën që orët  e francezit me fanellën e Djajve të Kuq të jenë të numëruara. Siç raporton e pëditshmja angleze “The Mirror”, tekniku portugez ka vendosur të shesë francezin Pogba gjatë merkatos së verës për shifrën e 230 milionë eurove, por plani i tij është i mirëmenduar duke projektuar afrimin e dy lojtarëve të Real Madridit, Toni Kroos dhe Raphael Varane.

Në të vërtetë është një numër i madh i lojtarëve të United që Mourinho nuk i sheh më si pjesë efektive për projektin e tij, mes tyre dhe ish lojtari i Juventusit, rendimenti i ulët i të cilit është bërë shkas për pakanaqësinë e The Special One dhe drejtuesve të klubit anglez.

Me planin e Mourinhos Manchester United kërkon të përfitojë nga largimi i Pogbas për t’i dhënë jetë dy operacioneve që parashikohen të vështira për t’u realizuar por jo të pamundura. Drejtuesit e Los Blancos kërkojnë 80 milionë euro për Varane ndërkohë që Kroos e kuotojnë me 115 millonë euro.

Projekti i portugezit njëherazi sheh si elementë të rëndësishëm për përforcimin e organikës për sezonin e ri dhe Marquinhos e Marco Verrattin e PSG dhe  Alex Sandron e Juventusit.

Related posts

SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Ja vendimi se kur do të luhen ndeshjen e shtyra nga tragjedia

Sadik.Autor

NATA E MADHE/ Finalja e Champions “pushton” Evropën, PSG-Inter premton spektakël

F.autor

“GARDIANI” FESTOI NDESHJEN E TIJ TË 200-TË/ Barcelona kërkon me çdo kusht të mbajë Ter Stegen

Delo.autor

Leave a Comment