Futboll

Nis numërimi i veçantë i Cristiano Ronaldos, i cili është tashmë “CR900”

Kundër Egjiptit, në “ekspozitën” e tij të njëqindtë me radhë, Cristiano Ronaldo nënshkroi dy gola të rinj me kombëtaren. Të dy në kohën shtesë për Portugalinë, e cila fitoi me përmbysje. Pra, vazhdoi, në këtë mënyrë, idili me golin i një Ronaldo, që në vitin 2018 është rikuperuar në versionin më të zymtë të “grabitqarit të zonës”.

Si për të bardhën e Real Madridit, edhe për të kuqen e Portugalisë, ai nuk kusrehet. Përkundrazi, në muajt e fundit nuk ka asnjë që mund ta ndalojë. 33 vitet mbi supe, ato që shumë kritikë i panë si fillimin e rënies së legjendës, nuk janë asgjë për futbollistin, i cili, në të njëjtën lojë, arriti 900 ndeshje si lojtar profesionist. Real Madridi (429 ndeshje), Manchester United (292 ndeshje), Portugalia (148 ndeshje) dhe Sporting Portugal (31 ndeshje) mund të mburren se kanë pasur në radhët e tyre “CR900”.

Sonte, kundër Holandës, do të ndjekim fillimin e numërimit të veçantë të yllit portugez, atë drejt “CR1000”. Duke llogaritur se do të luajë të paktën edhe nja dy vite, nëse nuk ka lëndime, Ronaldo  ka mundësitë të bëhet “mijëvjeçar”.

Pas Holandës, javët e ardhshme do ta shohin në këtë “autostradë” pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. Së pari duke luajtur me Juventusin, si rival i radhës në Ligën e Kampionëve, trofe të cilin e ka fituar tri herë nga katër edicionet e tij të fundit. Nga këtu deri në mes të korrikut, Ronaldo do të udhëheqë Portugalinë në luftuar për titullin e vetëm të madh, që i mungon në “palmaresin” e tij të shkëlqyeshëm, Kupën e Botës.

Obsesioni me Botërorin
CR7 e ka fituar tashmë Kampionatin Europian me kombëtaren e tij. Forma e tij aktuale (23 gola në 14 ndeshje të vitit 2018, duke akumuluar 9 ndeshje radhazi me të paktën një gol) na ftojnë që ta mendojmë Portugalinë konkurrente të madhe në trofeun më të rëndësishëm në nivelin e kombëtareve.

Për këtë arsye, testet që do të zhvillohen nga këtu e deri në Botërorin e Rusisë, fitojnë një rëndësi më të madhe për një lojtar futbolli, që ka një synim të vetëm: të jetë më i miri në histori. Fitimi i Kupës Botërore do ta rrisë atë, madje edhe më shumë, për të luftuar mes aristokracisë së këtij sporti të magjishëm.

Sonte, kundër Holandës së përtërirë, do të jetë një test për brezin e shkëlqyer të kombëtares luzitane, të udhëhequr nga Ronaldo, Bernardo Silva, Guedes dhe të tjerë, të sprovuar tashmë në ligat e mëdha të Kontinentit të Vjetër.

Një brez i plotësuar nga Quaresma, Bruno Alves, Manuel Fernandes dhe veteranë të tjerë, të cilët, në Rusi, ndoshta do të jetojnë garën e tyre të fundit të madhe me ekipin kombëtar. Të gjithë ata, të udhëhequr nga lojtari i momentit, Cristiano Ronaldo, do të përballen në muajt e ardhshëm me qëllimin e fitimit të Kupës së Botës dhe, për rrjedhojë, trofeve individualë më të rëndësishëm në planet.

Related posts

PAS HUMBJES/ I nxjerr inatin gjyqtarëve Gatusso: Kërkojnë respekt, por nuk…

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Bayern merr një lajm të mirë pas fitores së madhe kundër “Katalanasve”

Delo.autor

REALIZOHET “MAGJIA” NGA 30 METRA DISTANCË/ Goli i javës shënohet në Serie A (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment