Futboll

Mourinho tregon trajnerin më të dobët në histori të Premierligës

​Jose Mourinho është tallur me trajnerin holandez, Frank de Boer, për të cilin tha se është trajneri më i dobët në votë dhe në histori të Premierligës
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho nuk i ka pranuar kritikat e Frank de Boer, i cili kishte folur për anglezin Marcus Rashford.

Portugezi tha se De Boer është trajneri më i dobët në botë dhe në histori të Premierligës.

“Kam lexuar se çfarë ka thënë trajneri më i dobët në botë dhe në histori të Premierligës. De Boer ka thënë se Rashford nuk është mirë që ka një trajner si unë. Por, nëse Marcus do të kishte një trajner si ai, ai do të mësonte si të humbiste, sepse ka humbur të shtatë ndeshjet në Angli”, tha Mourinho gjatë konferencës për media, para ndeshjes me Sevillan. /Express/

 

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan mendon për të ardhmen, arrin akordin për transferimin e mbrojtësit italian

Delo.autor

I SHËNOI CHAMPIONS/ Juventusi do yllin e Ajaxit

Delo.autor

SUPER MERKATO/ MILANI del 10 milionë euro FITIM nga shitja e SULMUESIT

Isa.Autor

Leave a Comment