Futboll Sport

Pasi fitoi titullin në Australi, Berisha: Çfarë natë e madhe, ne jemi kampionët

Besart Berisha sërish ka fituar trofeun e çmueshëm të kampionit të Australisë. Në finalen e madhe të kampionatit mes Newcastle Jets dhe Melbourne Victoryt, fitore shënoi skuadra e shqiptar me rezultat minimal 0-1.

Sulmuesi ka folur pas këtij suksesi të arritur në shtetin australian, duke shprehur lumturinë për këtë arritje. “Ne jemi kampionet! Çfarë natë e madhe dhe çfarë ekipi të madh kemi pasur këtë vit. Ne u testuam në momente shumë të vështira këtë vit, por qëndruam të fortë dhe besuam!”

“Unë nuk mund të jem më i lumtur se sa të vendosja të vija në Australi dhe të jem në gjendje arrij katër fitore në finalen e madhe! Unë e dua Australinë”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.Theksojmë se 32-vjeçaro e ka mbyllur këtë edicion me 14 gola të shënuar në kampionatin australian. Ndryshe, reprezentuesi i Kosovës kujtojmë se ka fituar titullin e kampionit edhe me Brisbane Roar.

Related posts

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

F.autor

BARCELONA/ Laporta i pakënaqur me arbitrimin: Na mohuan penallti ndaj Getafes

F.autor

Tensione në Barcelonë: Detaje të diskutimit të fortë mes Messit dhe Valverdes pas eliminimit nga Roma

Sadik.Autor

Leave a Comment