Futboll

Mund të luante për Francën ose Spanjën/ Aubameyang: Ja pse zgjodha Gabonin

Historia e futbollit njeh shumë lojtarë të cilët kanë përfaqësuar kombe të cilit nuk i përkasin. Madje ka dhe raste ku vëllezër kanë zgjedhur të luajnë për kombe të ndryshme, siç rasti i vëllezërve shqiptar Xhaka apo i atyre Boateng.

Së fundmi rasti më i bujshëm ka qenë i Diego Costa-s, futbollistit të Altetico Madrid që në 2014 zgjodhi të përfaqësonte Spanjën dhe jo me Brazilin, vendin ku ka lindur dhe për të cilin ka zhvilluar dy takime miqësore.

 

Për këtë çështje delikate ka folur së fundmi sulmuesi i transferuar te Arsenal, Pierre Emerick-Aubameyang. 28-vjeçari ka patur mundësinë të luajë për Spanjën dhe Francën (ka zhvilluar ndeshje të U-21), por në fund ka zgjedhur të përfaqësoje Gabonin, vendin e origjinës së tij.

Në një intervistë për sajtin e klubit anglez Aubameyang është shprehur: “Kam qenë shumë i ri kur kam zgjedhur se për cilin vend do të luajë. Lojtarët marrin kohën e tyre për të konsideruar ofertat dhe bërë zgjedhjen e duhur, por për mua zgjedhja ka qenë e qartë.

“Doja të ndiqja gjurmët e babait tim. Ai ka qenë kapiteni i kombëtares së Gabonit në të shkuarën. Shumë mirë mund të kisha zgjedhur të luaja për Spanjën ose Francen. Kam luajtur me ekipin U-21 të Francës, por e kuptova shumë shpejt se në zemrën time ishte dëshira për të imituar babain tim.”

Related posts

“PAS LUKAKUT E KA AI RADHËN”/ Ish-shoku i skuadrës është i sigurt për Brojën: Kërkon të bëhet si Maunt

Delo.autor

YLLI I CITYT I DËRGON MESAZH JUVENTUS/ De Bruyne: Dua të luaj me CR7, do më shtonte numrin e…

Delo.autor

TRONDITET BARCELONA/ Katalanasit gati të shesi 3 SUPER lojtarë nga “Fair Play Financiar” 

Isa.Autor

Leave a Comment