Futboll Seria A Sport

Miqësorja e së vërtetës/ Italia për të “rilindur” kundër “gjelave”

Franca mundi Irlandën katër ditë më parë me rezultatin e pastër 2-0, ndërsa Italia fitoi kundër Arabisë Saudite me shifrat 2-1. Të dy shtetet këtë herë do të përballen me njëra-tjetrën në fushën e “Allianz Riviera” në Nicë të Francës, aty ku në orën 21:00 do të nisë një nga ndeshjet që përçon përherë emocione të forta për publikun.

Megjithatë, sot përveç emocioneve të publikut, përfshihen dhe ato të lojtarëve francezë, të cilët janë në “lupën” e trajnerit Didier Deschamps, i cili duhet të piketojë më të mirët për përballjet që do të luajë në Botërorin e Rusisë.

Nga ana tjetër, tekniku i ri i Italisë Roberto Mancini padyshim që po vëzhgon grupin që ka thirrur për herë të parë. Trajnerit të katër herë kampionëve të botës i duhet që të përgatisë një grup që të ketë sukses në vitet e ardhshme, me evropianin e vitit 2020 si testi i parë.

Deschamps i ka besuar portën eksperiencës së Lloris, ndërkohë që skema e tij pritet të jetë me karakter sulmues, 4-1-2-3. Dembele dhe Lemar nga krahët, ndërkohë që sulmuesi kryesor do të jetë Griezmann.

Italia në krahun tjetër parashikohet që të ulë në stol Balotelli-n, në mënyrë që Mancini t’i japë një shans Belotti-t të tregojë veten. Megjithatë, nuk do të jetë çudi edhe po të luajnë të dy në fushë në këtë përballje.

Related posts

Nga Lindja në Perëndim, e gjithë bota sytë nga derbi i Milanos

Sadik.Autor

EFEKTI RONALDO/ ALLEGRI këtë sezon do sjellim CHAMPIONSIN në TORINO

Isa.Autor

“TËRBOHET SIMEONE”/ Felipe Luis nuk mjafton, Villareali ndal Atleticon e Madridit

Isa.Autor

Leave a Comment