Futboll

Mungon ndaj Realit? Reagon trajneri i PSG-së: Ja gjendja e Mbappe, jemi…

Mungon ndaj Realit? Reagon trajneri i PSG-së: Ja gjendja e Mbappe, jemi…
11:28, 01/03/2018
PSG nuk po gjen qetësi pasi është dëmtuar edhe sulmuesi tjetër kryesor, Kylian Mbappe.

Gjatë një interviste për “Goal.com”, trajneri Unai Emery ka folur për mundësinë e aktivizimit të talentit francez në duelin e Championsit kundër Real Madridit.

“Mbappe ka dëmtuar nyjën dhe kërkoi që të mos luante në pjesën e dytë. Shpresoj se nuk është diçka serioze. Ndeshjen me Realin? Shpresoj ta kalojë dhe të jetë në formë të mirë fizike…”, tha pas ndeshjes Emery.

Mbappe dëmtoi nyjën e këmbës në pjesën e parë ndaj Marseille, në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë në kuadër të Kupës, duke u zëvendësuar me Pastore në fillim të pjesës së dytë.

Kujtojmë që Neymar, Marquinhos dhe portierit Areola janë konfirmuar se nuk do të luajnë në përballjen e 6 marsit kundër “Los Blancos”.

Ai po ashtu foli edhe për Neymar, për të cilin tha se do të mungojë rreth 6-7 javë.

Related posts

DJALI TENTOI TË SULMOJË MESSIN/ Ja çfarë ndodhi në klubin e natës në Ibiza (VIDEO)

Delo.autor

NDIZET DRITA JESHILE/ “Buzëqesh” Inzaghi, blerja e madhe e janarit rikthehet të stërvitet në grup

Delo.autor

FIFA GATI REVOLUCIONIN 5-PIKËSH/ Futbolli do të ndryshojë tërësisht kështu…

Delo.autor

Leave a Comment