Të tjera

Nadal: Nëse nuk dëmtohem sërish, synoj titullin në Roland Garros

Isha gati për të luajtur në Acapulco, rikthehesha pas një dëmtimi, por në momentin e fundit u detyrova të përballesha me dëmtimin tjetër dhe kjo është një goditje e rëndë psikologjike për një sportist. Problemi është se dëmtimi ndodhi në zonën që ka qenë edhe më parë e dëmtuar. Për fat të mirë gjërat po shkojnë drejt përmirësimit, të shohim se si do të shkojnë gjërat me kalimin e ditëve”, u shpreh Rafael Nadal, aktualisht numri 2 në botë. Tenisti spanjoll nuk do të luajë as javën e ardhshme në turneun Masters të Majemit, duke vijuar rehabilitimin, me shpresën që të luajë në prill në turnetë e parë që nisin në fushat me dhè.

Tenisti spanjoll Rafael Nadal

Spanjolli pranon se pushimi pas dëmtimit ishte i detyruar dhe se shpreson të jetë në formë kur të nisin turnetë në fushat me dhè, që është edhe sipërfaqja e tij e preferuar. “Tashmë objektivi kryesor është fitorja e grand slemit të Roland Garros, për të 11-n herë. Por duhet që të luaj disa ndeshje në këtë sipërfaqe fillimisht para se të fitoj në Paris, ndaj besoj se më 15 prill do të jem në Montekarlo. Por ajo që kërkoj më shumë nga vetja është që të mos kem asnjë dëmtim tjetër dhe të stërvitem pa presionin e frikën se mund të kem sërish probleme. Nëse jam në formë mund të arrij objektivin”, deklaroi spanjolli Rafael Nadal.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Ndizet alarmi Fshatin Olimpik, pozitivë me koronavirus 12 agjentë të sigurisë

Delo.autor

SULMI NË CAPITOL/ Akuzë penale ndaj fituesit të 5 medaljeve të arta olimpike në not

Delo.autor

ZBULOHET SHIFRA/ Ja shuma marramendëse që “Australian Open” humbi si pasojë e pandemisë…

Delo.autor

Leave a Comment