Futboll

Napoli, dy alternativa për të zëvendësuar Reinën

Me Pepe Reinan që ka vendosur t’i bashkohet Milanit në fund të sezonit, drejtuesit e Napolit kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e 35-vjeçarit spanjoll.

Momentalisht klubi i kaltër ka dy alternativa interesante për të ardhmen. I pari është 26-vjeçari i Bayer Leverkusen, Bernd Leno, i cili ka shprehur dëshirën për të nisur një aventurë të re jashtë Gjermanisë.

Alternativa e dytë për skuadrën napolitane është portieri i Genoas, Mattia Perin, por preferenca e parë për trajnerin Sarri është gjermani, pasi ka më tepër cilësi në lojën me këmbë, ndryshe nga italiani.

Related posts

Van Gaal: Doja që Manchester United të luante si “qytetarët” e Guardiolës

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Lajmi i keq për Memellin, Skënderbeu humb dy titullarët…

Delo.autor

LAJMI I VITIT NGA SPANJA/ Mbappe pranon të bëhet “galaktiku” i “Los Blancos”

F.autor

Leave a Comment