Futboll Sport

MOMENTET E ARTA ME SKËNDËRBEUN/ Bledi Shkëmbi bëhet nostalgjik

Kapiteni legjendar i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, është bërë nostalgjik ditën e sotme, teksa ka postuar në faqen e “Facebook”-ut, një video që daton 7 vite më parë, ku në të janë të përmbledhura disa nga momentet emocionuese të Shkëmbit me fanellën e “Ujqërve të Dëborës”.

Një karrierë e madhe si lojtar për Bledi Shkëmbin me fanellën e Skënderbeut, që do të ngrinte shumë Kupa në qiell me ekipin korçar, por duke përjetuar edhe emocione të mëdha në Europë, nga ato që zemra të rreh fortë.

Vlen të theksohet fakti, se ky postim nostalgji i 42-vjeçarin, vjen disa orë para sfidës mes Teutës dhe Skënderbeut që do të zhvillohet në “Niko Dovana” të Durrësit. Një përballje kjo që vlen më shumë se 3 pikë për korçarët që aktualisht drejtohen nga Skënder Gega.

 

 

PËR TË PARË VIDEON E POSTUAR NGA SHKËMBI KLIKO: KËTU

Related posts

YLLIT FRANCEZ NJË HAP LARG “BERNABEUT”/ Casemiro: Do të jetë i mirëpritur, nëse vjen…

Delo.autor

Gati dy vite, 74 ndeshje pa një penallti kundër Barcelonës në La Liga

Q.Autor

HUMBI DERBIN E MADRIDIT/ “Los Blancos” zbulon diagnozën e Iscos

Delo.autor

Leave a Comment