Futboll

Napoli lë kreun, Sarri lë intervistën: Nuk iu përgjigjem për Juven…

Nuk është një kohë e lehtë për Napolin. Pas eliminimit nga “Europa League” dhe disfatës kundër Romës, blutë barazuan në “San Siro” kundër Interit. Tani, parakalimi Juventusit është realitet, me +1 pikë për momentin, me mundësinë për të shkuar edhe më larg, në +4 pikë, kur bardhezinjtë të luajnë ndeshjen e prapambetur kundër Atalantës.

Pasi bëri mirë kundër kundërshtarëve të vegjël në të gjithë vitin 2018, Napoli ka dështuar në ndeshjet kundër të mëdhenjve, ose në sfidat thelbësore: kundër Leipzig, u mund nga Roma, u ndal nga Interi. Kampionati është ende i gjatë, por tani Sarri duhet t’i revizionojë gjërat. Një situatë që padyshim nuk i pëlqen trajnerit të Napolit, i cili, i intervistuar në fund të ndeshjes në “San Siro” nga mikrofonat e “Mediaset Premium”, ka treguar një nervozitet të caktuar.

Sarri, pasi iu nënshtrua pyetjeve të pasndeshjes, u pyet nëse është i shqetësuar nga Juventusi, hoqi kufjet, shmangu përgjigjen për “arratisje” të bardhezinjve ndaj Atalantës, sfidë e cila do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme: “Unë nuk iu përgjigjem pyetjeve rreth Juventusit. Nëse keni pyetje të tjera për Napolin, përgjigjem, ose jam duke e lënë mikrofonin.

Më duket se luajti Interi me Napolin, apo jo. Në qoftë se doni të pyesni për këtë ndeshje, mirë, përndryshe mirupafshim”.
Sarri, i intervistuar më tej nga “Sky”, shpjegoi: “Ne duhet të vazhdojmë garën tonë drejt 101%. Erdhëm nga një humbje dhe luajtëm një test të madh në një nivel mbrojtës. Shkojmë përpara të bindur për të dhënë 101% tonë. Juventusi është më i fortë se renditja e shtatë viteve të fundit. E njëjta gjë vlen edhe për Bayernin në Gjermani, PSG në Francë, ose Barcelonën në Spanjë. Në Europë, pothuajse të gjitha kampionatet mbarojnë, në Itali nuk është kështu, për shkakun e Napolit”.

Related posts

E ARDHMJA E MBROJTËSIT TË KOMBËTARES/ Presidenti i Napolit mban “peng” Hysajn, ja vendimi i tij

Delo.autor

E BUJSHME/ “Përbindëshi” Ronaldo do të largohet nga Juventus, zgjedh ekipin e ri

Delo.autor

ZYRTARE/ Kukësi prezanton blerjen e re, “verilindorët” firmosin me ish-futbollistin e Partizanit…

Delo.autor

Leave a Comment