Futboll La Liga Sport

Ronaldo e do në skuadër futbollistin që po mahnit botën me klasin e tij

Mediat spanjolle raportojnë se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do të preferonte më parë transferimin në skuadër të Mohamed Salah sesa të Neymarit.Ylli egjiptian po kalon një sezon mbresëlënës te Liverpooli pas transferimit në verë nga Roma për një shifër totale prej rreth 50 milionë eurosh.

Salah ka shënuar plot 43 gola në të gjitha garat për Reds, teksa po udhëheq skuadrën angleze drejt kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve.Paraqitjet e tij të mira dhe vazhdimësia e formës kanë bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij, e veçanërisht Real Madridi.

Mbretërit duan të përforcojnë sulmin për sezonin e ri, me Eden Hazard, Salah dhe Neymar emrat më të përfolur për tu transferuar, pasi Karim Benzema dhe Gareth Bale po vuajnë të shënojnë gola.Sipas mediumit spanjoll Don Balon, ylli i Realit, Ronaldo preferon që egjiptiani Salah të bashkohet me klubin para Neymarit.

Ronaldo është duke kërkuar të jetë numër 9 në klub dhe e sheh Salahun më shumë si një aleat sesa një rival, në krahasim me brazilianin, i cili mund ta sfidojë atë si një lider i ekipit.Për shkak të preferencave të Ronaldos, presidenti i Realit, Florentino Perez, është i gatshëm të ndryshojë kursin, duke u larguar nga Neymari dhe të shkojë pas Salahut, i cili mund të jetë i vendosur të largohet nga Liverpool nëse çmimi i tyre prej 200 milionë eurosh plotësohet.

Related posts

E PAPRTUR/ INTERI bëhet gati për RIKTHIMIN e madh, braziliani: Jam shumë i lumtur për…

Isa.Autor

U LARGUA NGA MILAN NJË SEZON MË PARË/ Mbrojtësi Paletta pranë rikthimit në Serie A tek…

Delo.autor

Ethet e Botërorit/ Mijëra tifozë mbushin me ngjyra rrugët e Rusisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment