Futboll

Napoli shumë afër marrëveshjes me yllin gjerman

Është raportuar, se Napoli po kërkon të mbyllë shpejt një marrëveshje për portierin e Bayer Leverkusen, Bernd Leno, i cili kushton 20 deri 25 milionë euro.

Të kaltërit kanë nevojë për një portier të ri për sezonin e ardhshëm, pasi Pepe Reina është jashtë kontratës dhe sipas mediave italiane ka nënshkruar një parakontratë me Milanin. Drejtuesit e Napolit kanë qenë të lidhur me Alisson të Romës, por nuk ka gjasa që verdhekuqtë t’ia shesë një rivali dhe për më tepër braziliani do të kushtojë së paku 40 milionë euro.

Verën e kaluar, napolitanët u përpoqën të nënshkruanin me Leno dhe siç konfirmohet nga vetë lojtari dhe “Corriere dello Sport” njofton, se bisedimet rifilluan disa muaj më parë.

Napoli dëshiron të mbyllë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ka pyetur për çmimin e Leno, që besohet të jetë rreth 20-25 milionë euro.Për të nënshkruar me gjermanin, Napoli duhet të fitojë garën me Arsenalin, pasi edhe “Topçinjtë” kanë shfaqur interes.

Related posts

PAS FITORES NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Imeri: Çdo ndeshje është shumë e vështirë…

Delo.autor

NUK U GRUMBULLUA NGA PANUCCI/ Ja mesazhi prekës i Seferit për kombëtaren para ndeshjes… (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE: Nuk ndalet Arsenali, “topçinjtë” transferojnë lojtarin e Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment