Futboll

Ndalet Barcelona, 5 pikë diferenca me Atleticon

Barcelona ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te Las Palmas, duke barazuar 1-1.
Gara për titullin e Spanjës vazhdon të bëhet më interesant, pas ngecjes së Barcelonës në xhiron e 26.

Të besuarit e Ernesto Valverdes morën vetëm një pikë në udhëtim te Las Palmas, pasi barazuan 1-1.

Golin për Barcelonën e shënoi Lionel Messi në pjesën e parë. Argjentinasi realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, kurse barazoi gjithçka në pjesën e dytë nga penalltia Jonathan Calleri.

Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 66 pikëve, pesë më shumë se Atletico Madridi në pozitën e dytë me 61 dhe 15 më shumë se Real Madridi në pozitën e tretë me 51 pikë.

Se a do të rihapet gara për titull apo do të përfundojë gjithçka, do të mësohet të dielën, kur Barça pret në “Camp Nou” rivalin kryesor, Atletico Madridin.

 

Related posts

“NUABUEZE ËSHTË NJË SULMUES ME SHUMË VLERË”/ Trajneri Cungu pas triumfit: Ju tregoj çelësin e suksesit të skuadrës

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Dëshiron Real Madrid, trishtimi i yllit Mbappe tremb… “Gjelat”

Delo.autor

Askush si Salah te Liverpool, mesatare të ‘frikshme’ golash

Q.Autor

Leave a Comment