Futboll Ligue 1 Sport

I PAVENDOSUR PËR TË ARDHMEN/ Ylli Cavani mendon rikthimin në Serie A dhe i vetëofrohet…

Edison Kavani nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij, duke ditur që i përfundon kontrata me PSG-në këtë verë.

Sulmuesi po punon së bashku me menaxherët e tij, për të gjetur një skuadër të re për sezonin e ardhshëm. Mediat franceze raportojnë se ekziston edhe mundësia që lojtari të qëndrojë edhe për sezonin tjetër te PSG-ja, duke e rinovuar kontratën të paktën për një vit.

Megjithatë “La Gazzetta dello Sport”, ditën e sotme raporton se agjenti i lojtarit, ia ka ofruar klientin e tij Interit. Zikaltërit ende nuk kanë marrë ende vendimin për këtë propozim, por mund të shihej si një alternativë e mirë në sulm.

Për Kavanin do të ishte një rikthim në Serie A, duke ditur që në të kaluarën ka luajtur edhe për Napolin dhe Palermon.

Related posts

SFIDA NDAJ PSG-SË NË CHAMPIONS/ Mesfushori de Jong: Shkojmë në Paris për të fituar. Neymar? Më mirë për ne…

Delo.autor

Barcelona “kërcënon” Juventus/ Katalanasit në “gjurmët” e mesfushorit ballkanas

Sadik.Autor

TRANSFERIMET E JANARIT/ Lëvizjet e merkatos në Superiore, dominojnë largimet

Delo.autor

Leave a Comment