Futboll La Liga

Ndeshja kundër Sevilla/ Valverde: Nuk mund të krijojë formacionin, kam lojtar të dëmtuar

Barcelona është rikthyer në stërvitje këtë mëngjes duke zhvilluar një seancë me dyer të mbyllura për shkak të mungesës së shumë lojtarëve që u grumbulluan për ndeshjet ndërkombëtare. Vetëm Cillessen dhe Andre Gomes janë bashkuar në këtë seancë së bashku me tetë përfaqësues të skuadrës.

Sergi Roberto, Paco Alcacer, Denis Suarez, Aleix Vidal dhe Nelson Semedo ishin përfaqësuesit e tjerë të ekipit të parë. Edhe pse lojtarët e tjerë të Barcelona-s kanë përfunduar ndeshjet ndërkombëtare me përfaqësueset e tyre, ata sërish do të mungojnë deri nesër për t’iu bashkuar një stërvitjeje normale.

Lojtarë si Busquets, Alba, Pique apo Messi, kanë mbërritur dje në minutat e fundit me një fluturim privat dhe disa të tjerë si për shembull lojtarët e Francës, sot në mëngjes. Carles Aleñá, Cucurella, Martínez, David Costas, Palencia, Morer, Carlos Pérez dhe Jokin Ezkieta janë lojtarët që gjithashtu janë stërvitur me skuadrën për ndeshjen kundër Sevilla-s.

Një takim në të cilin Valverde nuk do ta ketë të lehtë që të krijojë 11-shen e tij, pasi shumë lojtarë kanë probleme apo kanë bërë shumë kilometra pas ndeshjeve që kanë zhvilluar me kombëtaret e tyre.

Trajneri ka shumë probleme, lojtarë si Messi dhe Ter Stegen janë duke pritur që të kalojnë testet mjekësore dhe lojtarë si Digne, Alba apo Iniesta nuk janë plotësisht gati pasi vijojnë të trajnohen individualisht që të zgjidhin problemet që kanë. Ata janë në duart e fizioterapistëve.

Related posts

SKANDALI NË BOSNJË/ Tifozët ndjekin dhe sulmojnë makinën e gjyqtarëve të ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Kushton 200 milionë euro/ MBAPPE “kundër sistemit”: Shifra absurde, vij nga një familje…

Isa.Autor

Vuajtje dhe gëzim, Casillas ka “lamtumirë” të ndjerë për Ronaldinho

Q.Autor

Leave a Comment