Futboll

Christian Karembeu jep verdiktin: Vetëm kjo skuadër mund ta fitojë Championsin këtë vit

Ish-lojtari i Realit të Madridit, Christian Karembeu e ka shumë të qartë që Real Madrid do të jetë në finalen e Champions League këtë sezon dhe në fakt e shikon skuadrën madrilene dhe si favorite për të ngritur lart trofeun prestigjioz për klube. “As nuk është e nevojshme të më pyesni fare. Vetëm Real Madrid mund ta fitojë këtë Champions Legue” tha 47-vjeçari, i cili vijoi më tej “Nuk e di se cili ekip mund të jetë përballë Real Madrid në finalen e Kiev.

Por ajo që di me siguri është se Los Blancos do të jenë atje” u shpreh për Omnisport si ambasadori i Hublot. Një mendim, Karembeu e dha edhe për Zinedine Zidane për të cilin pranoi se “Ka qenë një lojtar fantastik dhe do të bëhet edhe një trajner i jashtëzakonshëm.”

Christian Karembeu nuk ka vetëm të qartë se cili do të triumfojë në Champions Leeague, por gjithashtu dhe cila skuadër do të fitojë Botërorin e Rusi 2018, që do të zhvillohet këtë verë. “Franca do të fitojë Botërorin e kësaj vere, sepse e kemi bërë diçka të tillë 20 vite më parë. Didier Deschamps ka eksperiencë dhe e njeh mirë skuadrën e tij. Luajtën finalen e një Europiani në shtëpinë e tyre. Pamë disa gjëra interesante.

Ishte një kompeticion shumë emocionues. Mendoj se do të rikuperohen” përfundoi Karembeu. Në fazën çerekfinale të Champions League, Reali i Madridit është shortuar me Juventusin, të cilin e ka mposhtur në finalen e vitit të kaluar në Cardiff me rezultatin 4-1.

Related posts

MOMENTE PANIKU/ Sulmuesi rrezikoi jetën, përplasje e frikshme në kampionatin portugez (VIDEO)

Delo.autor

Çudia në Angli, një ekip me 100 pikë nuk shpallet dot kampion

Sadik.Autor

KUALIFIKIMI NË FINALE TË “EURO 2020″/ Trajneri Southgate: Nuk e pashë penalltinë, tek Italia më tremb…

Delo.autor

Leave a Comment