Futboll

Neymar i ka bërë një premtim Messi-t që mund të befasojë La Liga-n

Neymar i ka premtuar ish-shokut të tij të skuadrës te Barcelona, Lionel Messit se nuk do të ndodhë asnjë transferim nga Paris Saint-Germain te Real Madrid në verë, pasi ai synon vetëm rikthimin në “Camp Nou” për të luajtur përkrahë lojtarit argjentinas. Braziliani është përfolur shumë për një transferimin të mundshëm te madrilenët, pak pasi vetëm kreu një transferim rekord prej 222 mln Eurosh në “Parc des Princes”, lajm që gjithsesi është përgënjeshtruar nga presidenti i klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi. Skuadra e drejtuar nga Emery nuk ia doli të kualifikohej as në çerekfinalen e Champions League, me Neymar që u dëmtua dhe që duket se ka humbur edhe garën me shokun e tij të skuadrës Cavani.

Dhe gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka vendosur në pikëpyetje qëndrimin e sulmuesit në kryeqytetin francez, dhe raporton për një rikthim të mundshëm të lojtarit në La Liga. Neymar që kur ka debutuar me PSG, në 30 ndeshje ka realizuar 28 gola dhe synimi i lojtarit është fitimi i “Topit të Artë” në të ardhmen e afërt. Diçka të tillë 22-vjeçari mendon se mund të ndodhë vetëm nëse kthehet në Spanjë. Megjithatë mësohet se sulmuesi i ka premtuar Messit se do të refuzojë çdo ofertë nga Real Madrid. Një kthim i Neymar në La Liga do të thyente n jë tjetër rekord botëror transferimesh, pasi PSG do të synojë ta shesë më shtrenjtë se sa e ka blerë. Teksa Barcelona mund të tentojë kthimin e Neymar, raportohet se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është takuar me agjentin e lojtarit në Brazil.

Related posts

“Çfarë lojtari!”/ Elozhe për Vrionin nga mediat italiane, shkëlqen dhe Abazaj me U-21

Isa.Autor

KONFIRMOHET PREZENCA/ “Tirona Fanatics” në stadium në ndeshjen kundër Kukësit

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT! Ja cili arbitër do të vendosë drejtësi sot në Tirana-Partizani

F.autor

Leave a Comment