Futboll

Kur Zubizarreta mban qëndrim për të ardhmen e Iniesta-s

“Është një vendim që unë do ta ndaj së pari me klubin dhe më pas ju do të lexoni diçka rreth tij. Përpara datës 30 prill, unë do të marr vendimin përfundimtar”, tha kapiteni i Barcelona-s.

Ish-drejtori sportiv i Barcelona-s, Andoni Zubizarreta, aktualisht drejtori i Olympique de Marseille, u pyet rreth të ardhmes së Andres Iniesta-s. Siç raportohet nga Mundo Deportive, e cila ka marrë në intervistë Zubizarreta-n, ai ka thënë: “Është e vështirë që të japësh një opinion. Por, ai është shumë inteligjent dhe sigurisht që do të marrë vendimin më të mirë për veten dhe për Barça-n. Ai e ka bërë këtë gjatë gjithë jetës së tij. Iniesta u largua nga shtëpia në moshën 12 vjeçare që të stërvitej nga La Masia dhe dikush në moshën e tij do të vendosë të ardhmen gjithnjë duke u konsultuar me klubin. Duhet të lëmë atë që të vendosë”, tha Zubizarreta.

Related posts

Igili Tare udhëton në Rusi/ Drejtori sportiv i Lazios gjurmon “luanin” e ardhshëm

Sadik.Autor

Nga Shqipëria tek Atletiko, këto janë 600 golat e Mesit. Argjentinasi nuk di të ndalet

Q.Autor

NË PRITJE TË FIRMËS/ Inzaghi mbetet zikaltër, La Gazzetta zbulon detajet

F.autor

Leave a Comment