Futboll Seria A

Njihuni me përbërësit e suksesit të trajnerit Gattuso

Gennaro Gattuso ka pushtuar Milanin për herë të dytë në karrierën e tij sportive. Pasi ka qenë një pikë kyçe e mesfushës kuqezi, trajneri kalabrez në katër muajt e parë në krye të pankinës, ka vendosur që të bëjë ndryshimin e madh duke u krahasuar me trajnerët e shkuar, ish-shokët e skuadrës si Seedorf, Inzaghi dhe Brochi.

Aktualisht, Gattuso është kthyer në shpirtin e Milanit, me veshje të ndryshme por me të njëjtin shpirt që e ka karakterizuar në karrierën e tij të gjatë në mesfushë. Me disa hapa të thjeshtë, Gattuso arriti që të bëjë atë që pak e kishin pritur: të rizgjonte Milanin duke e vendosur në rrugën për në Champions League.

Milani i Rino-s vrapon, tetë fitore në nëntë ndeshje në vitin 2018 dhe 5 pikë diferencë me vendin e katërt. Ish-numri 8 i kuqezinjve e ka vendosur në rrugën e duhur Milanin duke i dhënë besim dhe duke vënë në punë të gjithë duke llogaritur dhe prurjet e verës që bëri Montella, i cili nuk arriti pritshmëritë me këta lojtarë. Por, Gattuso duke i vendosur në pozicione të ndryshme lojtarë si Çalhanoglu, Biglia dhe Bonaventura, ka marrë maksimumin nga karakteristikat e tyre. Duke bërë alternime, trajneri i lindur në vitin 1978 ka transmetuar idetë e tij futbollistike te skuadra, lojë intensive, proaktive dhe e kujdesshme në fazën mbrojtëse.

Grinta – Grintë, shpirt dhe sens i përkatësisë ishin raportuar që në fillim të eksperiencës së tij nga trajneri i Milanit, karakteristika që janë thelbësore për punën e tij. Megjithatë, Rino ka provuar se është një trajner i pjekur, i aftë për të menaxhuar një ekip të Serie A.

Ish-numri 8 i Milanit faktikisht, pa humbur kurrë intensitetin dhe përqendrimin në ndeshje, i ka dhënë një hapësirë të rëndësishme pjesës së pushimit, ku iu ka lënë 5 ditë leje lojtarëve për t’u shkëputur nga monotonia. Menaxhimi i grupit, në aspektin e gjendjes dhe humorit, ka rezultuar vendimtar në rezultatet bindëse të marra deri më tani nga trajneri i Milanit.

Related posts

“SHKOJMË MARRIM 3 PIKËT”/ Shikoni fjalimin emocionues të yllit Broja para ndeshjes me Andorrën (VIDEO)

Delo.autor

DUSH NË DIELL/ Partnerja e portierit gjerman bëhet nostalgjike për verën. “Tërbon” ndjekësit me poza seksi

Delo.autor

VIDEO/ Tottenham barazon rezultatin ndaj Liverpool, por shihni çfarë SUPERGOLI

Q.Autor

Leave a Comment