Futboll

Nga Buffon te Balotelli dhe miqësoret e marsit, përgjigjet trajneri i Italisë

Gigi Di Biagio do të drejtojë Italinë përkohësisht, në sfidat miqësore të Marsit, teksa konfirmimi i disa emrave ka shkaktuar polemika në opinionin sportiv italian. Vetë tekniku i përkohshëm i kombëtares italiane, ka shpjeguar vendimin për të thirrur Buffonin, por edhe situatën e lojtarëve të tjerë.

Flitet shumë për rinovimin e kombëtares, por kjo nuk duket ende. Pse vendosët të thërrisnit sërish Buffon?
Di Biagio: Gigi është një lojtar i jashtëzakonshëm, që me formën që ka aktualisht, do të më shërbejë shumë në fushën e lojës. Nuk ka absolutisht asnjë histori favorizimesh. Lojtarët si ai janë të rrallë dhe mendoj se e meriton ende të luajë titullar në kombëtare.

A do të thërrisni Balotellin?
Di Biagio: Kam qenë në Nice dhe e kam ndjekur. Po shënon shumë gola dhe po tregon një formë mjaft të mirë. Unë jam duke e vëzhguar me vëmendje dhe ndoshta vjen edhe thirrja. Gjithsesi, deri tani nuk e kam vendosur ende.

Cili është mendimi juaj për Verrattin?
Di Biagio: Ai është një nga lojtarët më të mirë që kemi dhe duhet mbrojtur. Besoj se projekti i ri i kombëtares italiane duhet të ndërtohet rreth tij. Është i ri, por ka shumë eksperiencë dhe autoritet në fushë.

Cili është synimi juaj personal në këto takime?
Di Biagio: Synimi im është që bashkë me lojtarët, të rikthejmë emocionet që dhuron kombëtarja, kur zbret në fushë. Duam të bëjmë paraqitje sa më të mira, për të zbutur sadopak dhimbjen e mbetjes jashtë Botërorit.

Related posts

E PAZAKONTË NGA RUSIA/ Përurohet fusha e krijuar nga gotat plastike të birrës (FOTO)

Delo.autor

Milani dhe Arsenali në garë për talentin e Benficas, Felix

Sadik.Autor

PËRFUNDON SPANJË ANGLI/ Anglezët shpëtojnë për fije

Isa.Autor

Leave a Comment